Hetime për bllokimin e turistëve
23/04/2014 00:00
Pas kërkesës që bëri Drejtori i Emergjencës Civile Shemsi Prençi, që
ndaj Drejtorisë së Rrugëve Rurale Shkodër të nisin hetimet për
shpërdorim detyre sepse lanë të bllokuar në borë 11 turistë francezë në
zonën turistike të Thethit, policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal
në gjendje të lire.
Nen hetim eshte drejtori i rrugve rurale te qarkut Shkoder Dede Tonaj per vepren penale te “Shperdorimit te detyres”.
Sipas policise ky shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tij nuk ka marre masat e duhura ne mirembatjen dhe zhbllokimin nga debora te aksit Qafe –Thore -Theth, ku mbeten te bllokuar nje jave me pare ne debore 11 shtetas francezë.
Top Channel