F1, Ricciardo, i skualifikuar dhe i lumtur

21/03/2014 00:00

Daniel Ricciardo, piloti australian i Red Bullit, deklaroi pas skualifikimit nga Cmimi i Madh i Autralisë, garës së parë sezonale të Formulës 1, se preferon të skualifikohet sesa të tërhiqet nga gara për një problem mekanik.

“Bëra një punë shumë të mirë me makinën dhe arrita vendin e dytë. Ajo që ndodhi më pas nuk është në kontrollin tim. Për këtë arsye, preferoj skualifikimin në vend të tërheqjes për probleme mekanike”, tha Ricciardo për faqen zyrtare të skuderisë kampione në fuqi.

Australiani analizoi kështu fundjavën e parë me ekipin e ri: “Ishte një garë shumë e mirë për mua. Ishte fantastike të niseshe nga radha e parë pas një sesioni provash zyrtare shumë të vështirë. Për fat, arrita të merrja vendin e dytë dhe në garë përfundova aty ku doja.”

Gjithsesi, ai është i ndërgjegjshëm se në pistë kishte një makinë më të mirë se Red Bulli: “Dukej qartë që Mercedesi kishte ritëm më të lartë. E dija që vendi i dytë ishte maksimumi për mua dhe jam i lumtur që e arrita.”

Daniel Ricciardo u skualifikua nga gara disa orë pas përfundimit të Cmimit të Madh të Australisë pasi sipas FIA-s kishte harxhuar më shumë karburant sesa lejon rregullorja (100 litra).

Top Channel