Sllavica Gjukiç-Dejanoviç, ministre e Shëndetësisë në Serbi, inspektoi objektin e ri të maternitetit në Preshevë.

Ajo tha se çdo gjë është gati për hapjen dhe se kjo do të bëhet në fund të muajit Mars. Ministrja premtoi një kujdes të veçantë për shqiptarët dhe tha se çdo donacion është i mirëpritur, duke u përgjigjur për donacionet e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, ndonëse puna ka përfunduar.

“Çdo donacion, që duhet të përmirësojë gjendjen shëndetësore të qytetarëve është i mirëpritur. Është me rëndësi, që të ketë statusin e donacionit dhe çdo gjë të tillë unë e mbështes”, tha Sllavica Gjukiç-Dejanoviç, ministre e Shëndetësisë.

Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, tha se donacioni nga dy qeveritë do të përdoret për përmirësimin e shërbimeve. Ndonëse shqiptarët kanë ndërprerë bisedimet me qeverinë, ai tha se ministrja serbe është shembull i mirë.

“Zyrtarët e qeverisë thanë se marrëdhëniet nuk janë ndërprerë, pasi qeveria paguan pagat çdo muaj për punonjësit dhe se janë të interesuar t’i zgjidhin problemet. Ministrja serbe ka qenë e para, që viziton shqiptarët dy herë tashmë dhe, pas vendimeve të Prizrenit, duket se efekti nuk ka munguar”, tha Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA