
Regjisori i filmit ‘Fast and Furious 7’ ka konfirmuar se xhirimet e tij do të shkojnë deri në fund edhe pas vdekjes së papritur të aktorit kryesor, Paul Walker.
Filmimet janë pezulluar aktualisht pas aksidentit tragjik të aktorit 40-vjeçar, por James Wan theksoi se filmi do të përfundojë prodhimin herët a vonë.
“Kasti është i trishtuar, por po mundohemi ta kalojmë këtë që ndodhi”, tha regjisori për TMZ. Kur u pyet nëse xhirimet do të rifillonin sërish, ai tha thjesht: “Po”.
‘Fast and Furious 7’ pritej të shfaqej për herë të parë në korrik të vitit 2014.
Top Channel