Armët, Kerry i telefonoi Ramës

08/11/2013 00:00

Kontaktet e Qeverisë amerikane me atë shqiptare, për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, kanë avancuar.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka telefonuar një ditë me parë Kryeministrin Edi Rama për këtë çështje, konfirmoi ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

“Të enjten, Kryeministri i Shqipërisë ka pasur një bisedë të gjatë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, për elementët që kanë të bëjnë me kryerjen se si mund të shërbejnë aleatë të ndryshëm në këtë proces, në mënyrë që të përmbushet objektivi”, tha Bushati.

Ne kete sqarim te pare te gjate te Qeverise shqiptare, per mundesine e shkaterrimit te armeve kimike siriane ne territorin shqiptar, ne Komisionin e Jashtem shefi i diplomacise sonë dha një panoramë të dejatuar të situatës.

“Në sintoni të plotë me aleatët amerikanë dhe europianë, jemi një ndër vendet, të cilët jemi kontaktuar për të parë mundësinë se ku mund të kontribuojmë, si mund të kontribuojmë dhe çfarë mund të kontribuojmë në këtë operacion. Nuk kemi një vendimmarrje, nuk kemi hyrë në çështje teknike dhe nuk ka nisur një proces konsultimi. Jemi në këtë lloj fazë, nuk ka vend për alarm dhe nuk ka vend për të folur për legjislacion apo për konventa, sepse nuk dihet ende në rast se do të shkojmë në këtë proces”, u shpreh Bushati.

Ndersa ne Tirane kane nisur reagimet e opinionit publik dhe politik qe kundeshtojne asgjesiminin e mundshem te armeve kimike siriane ne vendin tone, sqarimi i ministrit te Jashtem la te kuptohej se shqetesimi eshte i parakohshem. Ai argumentoi se as vete klubi i vendeve transaltantike nuk ka nje panorame te qarte sesi do te veprohet me armet ne Siri, pasi çeshtja eshte komplekse.

“Përsa i përket kontakteve që aleatët kanë ndërmarrë me ne, për ne si Qeveri e Republikës së Shqipërisë është krenari që të paktën jemi pjesë e konsultave apo kontakteve për një kontribut të mundshëm që nuk është ende as i vendosur, as i ravijëzuar dhe as i konkretizuar se kush do të bëjë çfarë”, tha Bushati.

Ministri Bushati i beri thirrje veçanerisht politikaneve te jene te kujdesshem me amplikimin e kesaj çeshtjeje.

Top Channel