Gjermania dhe Brazili po punojnë për një projektrezolutë të Asamblesë së
Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të garantonte privacinë në
komunikimeve elektronike.
Diplomatët e OKB-së të angazhuar me këto përpjekje tregojne se koleget gjermanë e brazilianë u takuan me homologë nga Evropa dhe Amerika Latine për të diskutuar draftin dokumentin. Veprimi i tyre pason një sërë njoftimesh për përgjime të mundshme të udhëheqësve të huaj dhe personave të tjerë nga Shtetet e Bashkuara, që ka befasuar dhe zemëruar aleatët.
Projektrezoluta bën thirrje për te perfshire në Konventën Ndërkombëtare te te drejtave civile e politike edhe aktivitetet në internet, pa permendur megjithate Shtetet e Bashkuara. Gjermania ka shprehur indinjatën për përgjimin e celularit të kancelares Angela Merkel.
Presidentja braziliane Dima Rousseff anuloi një vizitë në Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar pas njoftimeve se NSA-ja kishte degjuar edhe komunikimet e zyrës së saj. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk do të ishte detyruese, por konsiderohet si një shprehje tjetër e indinjatës ndaj skandalit te përgjimeve amerikane.
Berlini pergatitet te dergoje ne ëashington kreret e tij te inteligjences per t’i dhene nje shtyse hetimeve mbi pretendimet e pergjimit te Merkelit. Lideret e sherbimeve sekrete te brendshme dhe te jashtme te vendit do te zhvillojne bisedime ne Shtepine e Bardhe dhe ne Agjensine e Sigurise Kombetare.
Ne samitin e Brukselit, Gjermania dhe Franca e bene te qarte se duan vulosjen e nje marreveshjeje kunder pergjimeve me Shtetet e Bashkuara brenda fundit te vitit. Udheheheqesit e Bashkimit Europian paralajmeruan njezeri se mungesa e besimit mes aleateve, mund te cenoje luften kunder terrorizmit.
Top Channel