Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) me seli në Hagë dhe që po mbikqyr procesin e shkatërrimit të arsenalit kimik të Sirisë, fitoi cmimin Nobel për Paqe për 2013-ën.
Cmimi u njoftua nga kreu i Komitetit të Nobelit, Thorbjorn Jagland i cili tha se organizata vlerësohet për rolin e saj në denoncimin e rasteve të përdorimit të armëve kimike në Siri dhe angazhimin për t’i shkatërruar këto armë.
Ndërkohë, mes numrit rekord prej 219 kandidaturash për të fituar Nobelin për Paqe për 2013-të, ndër më të përfolurat ishte pakistanezja Malala Jusufzai, që i mbijetoi mrekullisht një sulmi taleban për të mos sakrifikuar shkollimin e saj dhe një mjek kongolez për ndihmën e dhënë prej tij për femrat e përdhunuara në vendin afrikan.
Një vit më parë, Nobeli për Paqe iu dha Bashkimit Europian për rolin e tij në përhapjen e demokracisë, ndërsa mbajtës të këtij cmimi janë edhe presidenti amerikan Barack Obama, Dalai Lama dhe Nelson Mandela.
Top Channel