Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në autoveturën personale që përdorej
nga shefi i krimeve pranë Komisiariait nr.1 të policisë së Tiranës,
Artur Hyka.
Mjeti ndodhej i parkuar poshtë banesës së Hykës në zonën e Kinostudios. Sipas të dhënave policore, sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël dhe e aktivizuar nëpërmjet fitilit zjarrpërcjellës.
Vetë Hyka e ka cilësuar këtë ngjarje si paralajmërim kërcënues ndaj tij për shkak të detyrës, duke u nisur edhe nga sasia e vogël e eksplozivit të vendosur.
Hyka ka përjashtuar çdo motiv tjetër përveç atij të detyrës, pasi ka deklaruar se nuk ka asnjë problem personal me ndonjë person që mund t’i bënte një atentat të tillë.
Ky është rasti i tretë i atentateve me eskploziv në kryeqytet, ku dy të parat kishin patur në shënjestër një biznesmen në fushën e ndërtimit, si dhe një person të dënuar për vrasje.
Top Channel