Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Endira Bushati,
pavarësisht se nuk ka një kourumin e duhur, vijon përpjekjet e saj, për
të përmbyllur miratimin e akteve që lidhen me transmetimet numerike.

Mbledhjen e radhës zonja Bushati mesditën e së enjtes, sikurse edhe mbledhjet e shkuara e zhvilloi vetëm me operatorët lokal, pasi televionet kombëtare Top Channel, TV Klan përfshi platformën më të madhe në vend DigitAlb e kanë bojkotuar këte proces.

“Ne mirëpresim çdo rekomandim dhe sugjerim tuajin për këto rregullore. Këto akte pritet që të miratohen nga fillimi i shtatorit. Shprehim keqardhje për mospjesmëarrjen e të tjerëve”, tha Bushati.
 
Meqënëse zonja Bushati shpreh këtë keqardhje, ajo asnjëherë nuk është marrë me shkaqet e bojkotimit të këtij procesi nga grupet më të mëdha të interesit.  

Pavarësisht një sërë problematikash të ngritura nga Top Channel, zonja Bushati hesht, duke mos u përballur me to. Top Channel i ka derguar me shkrim zonjes Bushati verejtjet per procesin ne parim dhe me pas ka denoncuar procesin e ndërmarrë nga zonja Bushati si antiligjor me vetem 3 anetare, qe AMA po çon perpara, nderkohe qe licensimi i rrjeteve kerkon nje kuorum prej te pakten 5 anetaresh. 

I rikujtojmë zonjës Bushati se ajo në emër të institucionit që drejton, të drejtës së informimit dhe transparencës për këtë proces duhet t’i japë përgjigje pyetjes se perse gjate ketyre 3 viteve nuk eshte hartuar plani i caktimit të frekuencave, dokument baze per licencimin e rrjeteve numerike. Po ashtu përse ajo është duke e nxituar në këtë proces në një kohë kur ndryshimi balancave politike në vend e nxjerr atë të jashtëligjshme. Aq me tëpër që ajo kërkon ta përmbyllë këtë proces në muajn shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA