Qindra të dënuar, pjesa më e madhe e të cilëve anëtarë të Al Kaedas të dënuar edhe me vdekje për terrorizëm, u arratisën pas sulmeve në dy burgje të mëdha të Irakut.
Sulmet ndodhet thuajse në të njëjtën orë në burgun Abu Ghraib dhe Taji në perëndim dhe veri të Bagdadit.
Ndërtesat u sulmuan me predha dhe armë të tjera të rënda. Sipas autoriteteve vendase, të paktën 20 anëtarë të forcave të sigurisë kanë gjetur vdekjen, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.
Një zyrtar i lartë irakian tha për BBC se numri i të dënuarve të arratisur është rreth 500. Ai tha se mes tyre ka patur shumë anëtarë të Al Kaedas të dënuar me vdekje dhe që prisnin ditën e ekzekutimit.
Abu Ghraib mbahet si një ndër burgjet më të sigurta në Irak. Gjatë regjimit të Sadam Hussein ai përdorej për izolimin dhe torturimin e kundërshtarëve të regjimit.
Top Channel