Kolonjë, kishat e braktisura

10/07/2013 00:00

Kishat e Kolonjes janë duke u shndërruar çdo ditë e më tepër në rrënoja si pasojë e braktisjes nga instancat përkatëse.

Tre prej kishave me te hershme ne kete rreth te cilat datojne nga shek i 17 tashme e kane humbur identitetin e tyre dhe jane thjesht pirgje guresh dhe dherash.

Kisha e Shen Mehillit ne fshatin Shales, ajo e Fjetjes se Julinces ne Barmash dhe ajo e Shen Merise ne fshatin Cercke ndonese jane klasifikuar si monumente kulture te kategorise se pare eshte e veshtire te gjenden se ku ndodhen.

At Kristaq Tase ka treguar se keto objekte kulti jane braktisur nga shteti ndersa kerkon qe t’i rikthehen kishes ne menyre qe ajo t’u jape formen dhe identitetin e tyre.

Banoret e zones tregojne se keto monumente kane qene mjaft te vecanta dhe pavaresisht gjendjes se tyre, ato kane vlera.

Ne qarkun e Korces me dhjetëra kisha jane kthyer ne germadha si pasoje e mungeses se financimeve nga shteti per restaurimin e tyre.

Top Channel