Një ditë pas denoncimit të Top Channel, për një valë ndërtimesh pa leje
që ka përfshirë kryeqytetin kanë reaguar edhe qytetarët të cilët
telefonojnë duke treguar objekte të tilla.

Top Channel vijoi edhe të mërkurën vëzhgimin në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, ku me lehtësi dallon në tarracat e pallateve shtesat e kateve qe po ndertohen me nxitim apo qe sapo kane perfunduar. Ne brendesi te lagjeve ato janë edhe më të shumta. Një tjetër objekt po ndërtohet në Unazën e Tiranes, prane shkollës ‘Harry Fulltz’, ku përveç se eshte pa leje ky ndertim ka zene edhe trotuarin dhe sërish inspektorët e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës apo Policia Bashkiake nuk kane vepruar. Eksperte te administrimit te territorit akuzojne strukturat shteterore dhe pikerisht Bashkine e Tiranes.

“Vendimi i Qeverisë për legalizimet e ndërtimeve pa leje edhe pas 2006 është një kapitullim pa kushte i shtetit dhe i qytetarëve ndaj antiligjit. Kjo ka inkurajuar të gjithë ata që antiligjin e kanë në gjak, që në kurriz të banorëve të këtij qyteti dhe të njerëzve që respektojnë rregullat, të bëjnë ndërtime pa leje dhe të zënë hapësirat publike”, thotë Artan Shkreli, arkitekt.

Shkreli shkon me tej kur akuzon inspektoret e ndertimit ne Bashkine e Tiranes, te cilet sipas tij, e kane kthyer ne biznes heshtjen përballë këtyre ndërtimeve.

“Pas çdo ndërtimi pa leje fshihet një pagesë nën dorë dhe në prag fushatash elektorale, pagesat nën dorë janë shumë të majme. Ky është motivi që ndërtimet pa leje janë afruar deri në zemrën e kryeqytetit. Në sheshin ‘Skënderbej’, ndërtohet pa leje, që do të thotë që pagesat nën dorë janë shifra astronomike dhe këto shifra kanalizohen tek njerëzit, të cilët duhet ta ruajnë territorin, tek drejtoritë dhe tek kryetarët e Bashkive. Bashkia e Tiranës është bërë përfituesja më e madhe e parave në rrugë të paligjshme”, tha Shkreli.

Sipas Shkrelit, Ligji per Legalizimin e Objekteve te Ndertuara pas 2006 eshte nje nxitje e qellimshme per ndertimet pa leje, te cilat ne kryeqytet jane shtuar kryesisht ne kete periudhe parazgjedhore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA