Në kulmin e fushatës elektorale, kur vëmendja është përqendruar tek politika, në kryeqytet kanë shpërthyer ndërtimet pa leje.
Në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg zyrave të Bashkisë ka nisur një ndërtim në katin e fundit të një pallati ekzistues, ku punëtorët punojnë në mes të ditës pa u penguar nga askush.
Te tjera ndertime po kryhen ne pallatet prane lulishtes “1 Maji”, perballe ish-Ekspozites “Shqipëria Sot”, ku disa ndërtime, falë lehtësive që të ofron teknologjia, kanë përfunduar, ndërkohë që të tjera vijojnë punën me ritme të shpejta për të mbyllur gjithçka para ditës së zgjedhjeve.
Banoret e pallatit duket se janë të trembur dhe nuk pranojnë të flasin para kamerave, ndonëse dikush prej tyre tregon se u janë dëmtuar depozitat e ujit apo antena e televizorit dhe se per kete ndertime as qe i ka pyetur njeri. Ata thone se jane ankuar edhe prane Policise Bashkiake apo Inspektoriatit të Ndertimit ne Bashki, por punonjesit e kesaj te fundit jane shnderruar ne seksere duke grumbulluar para ne kete periudhe zgjedhjesh.
Ata paraqiten vetem ne rast se ndonje nga pronaret eshte vonuar ne shlyerjen e gjobes. E ne fakt askush nuk do te guxonte te kryente punime ne kete forme, nese nuk do te jete pjese pazareve te tilla me te cilat eshte perlyer Inspektoriati i Ndertimit ne Bashki. Drejtues te njesive vendore, te cilet kane ne administrim territoret ku kane nisur ndertimet pa leje thone se kane denoncuar disa here prane Bashkise,Policise Bashkiake dhe asaj te Ndertimit por ata nuk u pergjigjen per t’i mbeshtetur.
Top Channel