Dënohet me katër vjet burgim Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit, i dyshuar për përfshirje në disa vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar.
“Elvis Kelmendi, i cili është ndjekur penalisht nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendorë, u shpall të hënën fajtor dhe u dënua me katër vjet burgim”, thuhet në një njoftim të misionit evropian.
Elvis Kelmendi u akuzua fillimisht nga prokuroria për tentative vrasjeje të rëndë, të kryer në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2010 kundër Elvis Hoxhiç.
Gjatë gjykimit, Kelmendi është deklaruar fajtor për akuzën e ndryshuar nga tentativë vrasjeje të rëndë në vrasje në tentativë.
Policia e Kosovës kishte arrestuar djalin e Naser Kelmendit, Elvisin në shtator të vitit 2012. Edhe për atë kishte një fletë-arrest ndërkombëtar.
Ditë më parë Policia e Kosovës arrestoi edhe babain e tij, Naser Kelmendin, i cili po vuan masën e arrestit prej 30 ditë paraburgim.
Top Channel