28-vjeçari Adrian Levanti u qëllua për vdekje rrugës, duke u kthyer në
shtëpi në zonen e Unazës së Re në Tiranë, ndërsa policia ka dyshime te
forta se shkaku i ekzekutimit të tij është për hakmarrje.
Viktima, një personazh i njohur ne kartelat e policise se kryeqytetit vecanerisht per kundershtimin e forcave te rendit, mendohet se i ka njohur personat qe po e ndiqnin dhe ka tentuar te shpetoje jeten duke u ngjitur ne katin e shtate te apartamentit ku jetonte, por pa rezultat.
Ai eshte qelluar sipas eksperteve te balistikes shtate here me pistolete, nderkohe qe agjentet e krimeve dyshojne se ekzekutimi i tij ka lidhje me nje ngjarje te gati nje muaji me pare ne te njejten zone.
Jo zyrtarisht policia deklaron se pas nje grindjeje banale ne muajin mars, vellai i viktimes Marianth Levanti ka plagosur me thike Zef Gjinin, nderkohë që gjykata pas kesaj ngjarjeje i ka dhene atij lirine duke vendosur masen e detyrimit me paraqitje.
Referuar dinamikes se ekzekutimit te Adrian Levantit,grupi i hetimit mendon se pikerisht ky eshte shkaku qe i riu u ekzekutua e per kete ka shoqeruar vellain e te plagosurit te atehershem shtetasin Pjeter Gjini, i cili eshte kapur nga policia e Rreshenit.
Viktima sipas polcise rezulton se me 13 korrik te 2012 eshte denuar me pese muaj heqje lirie per goditje e kundershtim te forcave te rendit, nderkohe qe po ne 2012 ndaj tij ka patur nje tjeter procedim te hapur per akuzen e vjedhjes ne bashkepunim.
Tropojë, konflikt për pronën, vdes 19-vjeçarja
Viktimë e konflitit për pronën ka mbetur mëngjesin e të premtes një vajzë 19-vjeçare në Tropojë.
Sipas informacioneve të fundit, Gjyste Paplekaj ka mbetur e vdekur pasi u qëllua me armë zjarri. Autori i dyshuar për këtë krim të rëndë është Fran Paplekaj, punonjës i uniformave blu të qytetit verior, i cili është vetëdorëzuar në polici menjëherë pas ngjarjes.
Nga të dhënat e deritanishme shkak për vrasjen është bërë konflikti për pronën, ndërsa që kanë nisur hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Lezhë, ekzekutohet në dalje të shtëpisë 65-vjeçari
Një shtetas humbi jetën mëngjesin e ditës së premte, i qëlluar me armë zjarri në fshatin Torovicë, pranë qytetit të Lezhës.
Ishte Policia e Shtetit ajo që njoftoi lajmin dhe identitetin e viktimës, 65-vjeçari Marash Kolndreu.
I ndjeri, pas plagëve të marra u shoqërua me urgjencë në spitalin rajonal, por nuk mundi të mbijetonte.Janë ende të paqarta motivet që çuan në këtë ngjarje të vrasje.
Mësohet se Kolndreut i ishte ngritur një pritë në dalje të shtëpisë, ku u qëllua për vdekje nga një ose disa persona ende të paidentifikuar.
Policia ka nisur hetimet në vendngjarje, duke marrë nën shqyrtim së pari konfliktet që mund të ketë pasur Kolndreu me banorë të tjerë të Torovicës.
Top Channel