Pas fitores së Kinës, Ferrari duket se është shndërruar në skuadrën për t’u mundur, pasi “kokëkuqeja” dominoi krejtësisht provat e lira në pistën e Sakhirit, në Bahrein.
Ndonëse një ide të qartë për nivelin e skuadrave në këtë pistë do ta japin provat zyrtare të ditës së nesërme, Alonso dhe Massa “fluturuan” përpara të gjithë rivalëve të tyre në provat e lira të së premtes.
Në krahasim me rivalët e Red Bullit, dy makinat Ferrari ishin përkatësisht tre të dhjetat përpara Vettel dhe gjysmë sekondi, nga Webber.
Zhgënjyese në këto prova kohët e Raikkonen dhe Hamilton, dy shoqëruesve të fituesit Alonso në podiumin e Shangait.
Kohët më të shpejta në provat e lira të Bahreinit
1. Massa Ferrari 1’34”487
2. Alonso Ferrari 1’34”564
3. Rosberg Mercedes 1’34”621
4. Vettel Red Bull 1’34”790
5. Di Resta Force India 1’34”949
6. Button McLaren 1’35”069
7. Webber Red Bull 1’35”101
8. Sutil Force India 1’35”119
9. Raikkonen Lotus 1’35”345
10. Grosjean Lotus 1’35”611
————
13. Hamilton Mercedes 1’35”792
Top Channel