Berisha: Shqipëria nuk u prek nga kriza

18/04/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha iu referua një raporti të ri të Komisionit
Europian, i cili, duke marrë në analizë vendet që synojnë anëtarësimin
në Bashkimin Europian konkludon se Shqipëria, Turqia dhe Islanda janë
ekonomitë që nuk kanë rënë në krizë.

Mes 9 vendeve te analizuara, Shqiperia ka rritjen me te larte ekonomike me 1.7 perqind, ndersa shumica e vendeve jane ne recesion.

Duke cituar raportin, Kryeministri Berisha, veçoi papunesine, pasi ne kete tregues, Shqiperia vleresohet me ulje te papunesise ne 0.5 per qind ne vitin me te madh te krizes ekonomike.

“Ja pra, pergjigja qe i jep Komisioni Europian, matematikes se Kosta Barjabes. Papunesia mbetet problem te cilin ne po e trajtojme me me seriozitet se çdo ceshtje tjeter, por Komisioni Europian hedh poshte mashtrimet qe shperndahen çdo dite me shifrat e papunesise”, tha Berisha.
 
Shqiperia ka nje tregues jo pozitiv persa i perket rritjes se borxhit publik nga Qeveria. Por duke folur per kete tregues, Kryeministri Berisha thote se cfare do te beje per ta permiresuar kete tregues.

“Pas ketij viti borxhi do te nise ne menyre graduale te zbritet. Ky eshte zotimi yne solemn. Sepse ato qellime qe ne kishim me borxhin, po shkojne drejt realizimit dhe nuk eshte me e nevosjshme. Projekti yne perballohet edhe duke ulur borxhin”, theksoi Berisha.

Kryeministri Berisha thote se eshte merite e reformave te Qeverise se tij, qe vendi nuk ka ne krize, njesoj si fqinjet. Madje ai beson se ekonomia e vendit do te permiresohet ndjeshem me reformen e re fiskale.

“Ne jemi perpjekur t’u themi shqiptareve te verteten, nuk pretendojme se po u themi shqiptareve nje realitet roze, por pretendojme se reformat tona e kane mbrojtur ekonomine nga kriza”, theksoi Kryeministri.

Kryeministri Berisha ftoi opoziten t’i referohet raportit te Komisionit Europian, kur te flase per situaten ekonomike ne vend dhe jo Shqiperise se genjeshtert te shpallur nga kreu i Partise Socialiste, Edi Rama.

“Ata qe bejne kollagjerin eshte mire t’i lexojne keto raporte. Nuk i pelqejne por keto jane te verteta”, tha Berisha.

Top Channel