Aleanca Kuqezi ka denoncuar atë që quan mashtrimi 22-vjeçar i Kryeministrit Sali Berisha për ndërtimin e xhamisë.

Kreshnik Spahiu, ne prani te mbeshtetesve te AK-se, tek vendi ku u percaktua nga bashkia e Tiranës, ngritja e xhamise ne krah te Parlamentit, preu simbolikisht shiritin e mashtrimeve, siç quajti te gjitha premtimet e pambajtura te kreut aktual te Qeverise.

“Ky njeri i cili për 22 vite mashtroi dhe diskriminoi qindra mijëra besimtarë myslimanë, natyrisht që do të marrë ndëshkimin e popullit dhe mallkimin e Zotit. Aleanca Kuqezi premton se qindra mijë besimtarë myslimanë do të jenë të lirë dhe të barabartë në besimin e tyre për të ushtruar dhe praktikuar si qënie njerëzore të barabarta përpara Zotit dhe përpara ligjit dhe ku shteti të mos ndërhyjë te feja për të diskriminuar dhe për të keqtrajtuar pjesën mazhorancë të popullsisë shqiptare”, tha Spahiu.

Aleanca shoqeroi denoncimin edhe me paraqitjen e fotografive, qe kjo force politike e emertoi “Ekspozita e mashtrimeve te Berishes” me komunitetin mysliman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA