Iu dha lamtumira e komisar Musa Skurës. Femijët, bashkëshortja, të afërmit dhe kolegët e tij e përcollën për në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Komisari prehet në banesën e fundit, krah dëshmorëve të tjerë, për një Shqipëri më të sigurtë.

Në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë  mbi arkivolin me trupin e komisarit u
bënë homazhe, nga miq, kolegë dhe autoritetet shtetërore më të larta të
vendit. Kryeministri Berisha, pasi ka shprehur ngushëllimet familjes
tha se, vepra e komisarit është njëfrymëzim për Policine Shqiptare në
luftë kundër krimit.

“Shpreh mbështetjen time më të plotë dhe të Qeverisë, ndaj efektivave të policisë, luftës së tyre me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloji tjetër. Sakrifica sublime e komisar Musa Skurës, burrëria e tij, guximi i madh do të jenë një frymëzim sikundër dhe qindra shokëve të tjerë të tij,që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për të garantuar jetën, pronën, rendin dhe qetësinë”, tha Berisha.

Por ndersa Kryeministri i vendit foli per mbeshtetje te policisë, kreu i opozites, qe beri homazhe me heret se, tha se policia ndihet e tradhetuar. Mes ngushellimeve, Rama tha se, jane deshmore ne nje lufte ku krimi ka fituar epersi te frikshme.

“Janë dëshmorë në një luftë në krimin që ka fituar një epërsi të frikshme, në kushtet kur fatkeqësisht policia është tradhtuar, është braktisur. Në nderim të kujtimit të këtij komisari dhe të komisarëve të tjerë që kanë dhënë jetën të angazhohem solmenisht se dita e një përballjeje, ku Policia do të rimarrë trenin e humbur dhe ku krimi do të zbrapset për t’u kthyer në skutat e veta, është shumë e afërt”, tha Rama.

Homazhe kryen edhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, lideri i LSI-së, Ilir Meta, qe propozoi burgim te perjetshme per te gjithe vrasesit e policeve, kreu i Frymes se Re Demokratike Bamir Topi, qe kerkoi ashpersim te ligjeve.

Komisar Musa Bajram Skura, lindur më 17 korrik 1963, në qytetin e Burrelit, ishte i martuar dhe kishte 3 djem. Me 13 janar gjate nje operacioni policor ai u plagos rende. Skura vdiq ne Spitalin ‘Padre Pio’, ne Foxha te Italise, ku u dergua per nje kurim me te specializuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA