Dhjetëra viktima prej të ftohtit

21/12/2012 00:00

I ftohti në Europën Lindore ka shkaktuar dhjetëra viktima, vetëm gjatë dhjetorit.

Mes vendeve më të prekura është Rusia, ku temperatura arrin deri ne -20 gradë në Moskë dhe -50 gradë celsius në disa zona të Siberisë.

Vetëm në një javë kanë humbur jetën 56 persona, sipas agjencisë së lajmeve “Ria-Novosti”.

Që prej 1 dhjetorit në Poloni pati 49 viktima nga hipotermia, shumica të pastrehë. Ndërsa në Ukrainë, 37. Dy ditë më parë një erë e fortë me reshje të dendura dëbore shkaktoi vdekjen e 2 personave në Bullgari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA