Shqipëria po përgatitet të festojë 100-vjetorin e Pavarësisë me simbole
të deformuar. Flamujt e vendosur në të gjitha institucionet qendrore të
shtetit shqiptar në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë kanë të deformuar
Shqiponjën, një fakt që ka rënë në sy të jo pak vetëve, por që është
denoncuar në Kuvend nga deputetët Sajmir Tahiri dhe Taulant Balla.
“Ajo që ndodh në të vërtetë për turpin tuaj në këtë 100-vjetor është Flamuri, të cilin në mënyrë më të paturpshme e keni deformuar duke përdhosur 100 vjet shtet, duke përdhosur simbolet kombëtare në këtë 100-vjetor dhe të gjithë ata që janë përulur para Flamurit që njohim të gjithë. Zoti Nishani dhe familja e tij, në ceremoninë e betimit zyrtar si President i Republikës dhe pas krahëve kanë flamurin e deformuar”, tha deputeti Tahiri.
“Ky ligj që unë po lexoj këtu i përcakton qartë raportet në njësi për përmasat e stemës zyrtare 1 me 1.5. Eshtë rreth 25 centimetër e ndryshuar Stema e Republikës. Kryeministri i Shqipërisë i ka prerë gjuhën Shqiponjës dhe i ka zgjatur sqepin e poshtëm”, tha deputeti socialist Balla.
Shqiponja “false” edhe në zyrën e Nishanit e Berishës
Pak kohe nga dita e madhe e 100-vjetorit i gjithe vendi eshte mbuluar nga flamujt kuqezi. Por ndryshe nga ç’parashikon ligji per simbolet, simboli i Shqiponjes, ne Flamurin shqiptar eshte deformuar.
Sipas ligjit te miratuar qe ne vitin 2002, Flamuri kombëtar paraqet një fushë me ngjyrë të kuqe gjaku, me një Shqiponjë të zezë dykrenare në mes, me krahë të hapur anash. Secili nga krahët e Shqiponjës ka nëntë pendë, ndërsa bishti ka shtatë pendë. Përmasat e Flamurit kombëtar përcaktohen në raportin 1 me 1.4 njësi.
Ekspertet, te cilet kane qene pjese e hartimit te ketij ligji kane vene re nje bashkim te sqepit te Shqiponjes me vijen e trupit, ndryshe nga çfare eshte ne fakt Shqiponja ne Flamurin zyrtar te Shqiperise.
“Shpërdorimi më i madh është rregullimi i raporteve që është bërë me numrin perfekt që quhet, me prerjen e artë .Këtu pikërisht ndodh shmangia dhe shpërdorimi më i madh, një shmangie prej atij konfigurimi që i është bërë Flamurit në Kuvendin e Shqipërisë, shprehur edhe me ngjyra edhe me numër ngjyrash”,tha në programin ëake Up, studiuesi Shaban Sinani.
Nese çeshtja do te qendronte vetem te flamujt e vendosur ne rruge, ky do te ishte nje problem, por kur ky simbol i deformuar paraqitet edhe ne zyrat e krereve me te larte te shtetit, atehere kjo kalon pertej thjesht edhe vetem problemit duke prekur kufijte e skandalit. Vete Presidenti i Republikës është betuar mbi kete Flamur që nuk është Flamuri ynë zyrtar, nderkohe qe Kryeministri ne daljet e fundit ne sfond ka patur nje Flamur qe nuk eshte i duhuri.
Ne nenin 14 te Kushtetutes se Shqiperise thuhet sakte se: Flamuri kombëtar është i kuq me një Shqiponjë të zezë dykrenore në mes” dhe Ligji per Simbolet shqiptare shprehet qarte per mosndryshimin e tyre ne asnje rast, ne te kundert ajo tregon mosseriozitetin e vete shtetit. 100 vjet pas Pavaresise, kjo perben jo vetem nje shkelje ligjore, por edhe nje cenim te rende te identitetit tone kombetar.
Top Channel