Pas vendimit të gjykatës që urdhëron CEZ-n mos të ndërpresë energjinë, kompania njoftoi se ka nisur të rilidhë energjinë në të gjithë ujësjellësat ku ishte ndërprerë për shkak të borxheve të krijuara.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e bërë nga Avokati i Shtetit për të ndaluar shkëputjen e energjisë elektrike ndaj çdo autoriteti publik, institucioneve dhe shërbimeve deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe ligjore ndërmjet CEZ-it dhe ujësjellsave debitorë ndaj kësaj kompanie.
Sipas Ministrisë të Ekonomisë, pas vendimit të marrë nga gjykata, deri në një zgjidhje ligjore, në rast se “CEZ”-i do të shkele këtë vendim, do të penalizohet me një shumë prej 100 milion lekë për çdo orë ndërprerjeje.
Por, nga ana e “CEZ”-it theksohet se kjo kompani ka vepruar dhe do te vazhdoje te veproje ne perputhje me ligjin.
Sipas tyre, “CEZ”-it shperndrja po perballet me te tjera veprime te shpronesimit, indirekt dhe ndalimit me force te ushtrimit ligjor te aktiviteteit te shoqerise.
Ndaj, “CEZ Shperndarje” rezervon te gjitha te drejtat per te apeluar vendimin e marre nga Gjykata e Tiranes deri ne arbitrazhin nderkombetar.
Sipas Ministrisë se Ekonomise, pas këtij vendimi, në çdo rast që “CEZ Shpërndarje” do të shkelë vendimin e gjykatës, do të penalizohet me një shumë 100 milionë lekë për çdo orë ndërprerje të energjisë.
Ministria thotë se kundër këti vendimi lejohet ankimim në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda pesë ditëve nga dita e nesërme e zbardhjes së vendimit.
CEZ: Mos na pengoni
Kompania Cez ka pësëritur thirrjen ndaj autoriteteve që të lejojnë punonjësit e saj të kryejnë detyrën për të shkëputur energjinë e institucioneve debitore sipas ligjit.
Jaroslav Macek, drejtori i përgjithshëm i “CEZ Albania”, apeloi: “U bëjmë tjhirrje punonjësve të policisë të ndalojnë dhe pushojnë çdo veprim apo procedurë të filluar ndaj punonjësve të CEZ, të cilat janë ndërmarrë në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim të hapur me ligjin. Ndaj punonjësve të policisë së shtyetit, të cilët kanë kryer veprime në kundërshtim me misionin e tyre, “CEZ” do të ndërmarrë procedurat ligjore me kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes”.
Përmes një deklarate për mediat, drejtuesit e kompanise kanë garantuar punonjesit e tyre se do kene te gjithe mbeshtetjen ligjore nga CEZ-i. “Unë do të garantoj punonjësit, të cilët kanë vepruar konform ligjit dhe kanë zbatuar urdhërat e kontratën me qytetarët shqiptar, se kompania do t’i mbështesë në mënyrë maksimale, ligjore dhe morale. Njëkohësisht, i bëj thirrje strukturave dhe efektivave të policisë, ndërgjegjes së tyre qytetare, që të zbatojnë ligjet në fuqi”, deklaroi drejtuesi Admirim Lakra.
Thirrje per lirimin e punonjesve te CEZ-it, te ndaluar nga forcat e rendit gjate dites djeshme ka bere edhe kryetari i konfederates se sindikatave, Kol Nikolaj.
Top Channel