”KFOR”-i nuk ka informacione për rastin e Sllovalub Joviç, i cili sipas policisë së Kosovës është rrëmbyer disa ditë më pare nga autoritetet e Serbisë në veriun e Mitrovicës.

Por, komandanti i forcave paqeruajtese, Volker Halbauer nuk e di nëse ai është marre nga xhandarmëria e Serbisë, policia e Serbisë apo struktura të tjera, qëllimi i të cilave ka qenë largimi i një të dyshuari për vepra kriminale nga Kosova.

Pas një takimi me kryetarin e Komunës së Prishtines, Isa Mustafa, gjenerali Halbauer nuk e mohoi se në një rast të tillë do të shkelej rezoluta 1244, por ai u shpreh se nuk do të dëshironte të komentonte përderisa mungojnë informacionet zyrtare.

”Për këtë ngjarje kam dëgjuar nga mediat, nuk kam një pasqyrë të saktë se çfare ka ndodhur, edhe pse në një ane e konsideroj si rast që ka të bëjë me rendin dhe ligjin, por më tepër nuk mund të spekuloj. Në një rast të tille do të shkelej rezoluta 1244. Është vërtetë shumë herët që të flitet për përmbajtjen e ketij rasti”, u shpreh gjenerali Halbauer.
Sllovalub Jovic, në veri të Mitrovicës njihet si lideri i rojave të urës, të cilët kanë tensionuar vazhdimisht situatën.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kërkoi që ndërhyrje të tilla të Serbisë në territorin e Kosovës të ndërpriten. Sipas tij, kjo çështje duhet të adresohet ne procesin e dialogut me Serbinë.

”Është konsiderur si nje akt, i cili nuk duhet të lejohet që të ndërhyjnë forcat e një shteti tjetër dhe ne tashmë duhet që edhe gjate këtij dialogu  t’i bëjmë Serbisë të qartë qe ajo nuk mund të nderhyjë në vend dhe që ajo duhet të tërheqë forcat e veta nga veriu i Kosovës. Ai është qëllimi themelor dhe masa e parë që duhet të ndërmerret në këtë dialog që po behët me Serbinë.

Takimi i komandantit të “KFOR”-it me kryetarin e LDK-së bëhet në kohën kur Prishtina e Beogradi kanë intensifikuar takimet në kuadër të dialogut të përbashkët.

Halbauer dhe Mustafa u shprehen gatishmërinë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet kosovës e serbisë duhet të vazhdojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA