Në përpjekje për të nxitur votimin e parakohshëm gjatë garës tepër të
ngushtë për presidencen e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama e hodhi
voten e tij ne qytetin e lindjes Chikago.
Obama qe po zhvillon nje fushate maratone dy ditore ne 8 shtete, kthehet keshtu ne te parin president qe e voton me heret. Sfidanti i tij republikan Mitt Romney eshte ne Ohio, shteti i lekundur qe mendohet se mund te mbaje celesin e fitores se Shtepise se Bardhe. 13 dite perpara zgjedhjeve, nje sondazh i ri kombetar tregon se Romney gezon 50% te mbeshtetjes mes votuesve te mundshem, e kundershtari i tij 47%.
Kampi i Obames po inkurajon votimin e parakohshem me shpresen se do te funksionoje si prite ndaj dallges Romney. Mbeshtetesit e presidentit pretendojne se Obama kryeson mes atyre qe e kane regjistruar tashme zgjedhjen e vet.
Sipas perllogaritjeve, 7,2 milione amerikane kane votuar me heret, qe do te thote se ne 6 nentor, 35% e elektoratit do ta kete hedhur nderkohe voten e tij. Kampi i presidentit deklaroi gjithashtu te enjten se mbeshtet martesat mes personave te te njejti seks ne tre shtetet qe do te mbajne referendum per kete ceshtje ne muajin nentor, Maryland, Washington dhe Maine.
Të dy fushatat po shpresojne me force të tërheqin votat e zgjedhësve të pavendosur dhe do të përqendrojnë përpjekjet në nëntë shtetet, ku gara është tepër e ngushtë deri në ditën e zgjedhjeve.
Top Channel