Ish i burgosuri politik Gjergj Ndreca është aktualisht 51 vjeç dhe është
dënuar në vitin 1984 me 15 vjet burg për tentativë arratisjeje.
Ai eshte nga Mirdita dhe siç tregojnë bashkevuajtesit e tij ishte nje kundershtar i regjimit, per nje jete me te mire kishte vendosur te largohej. Tentoi te arratisej ne ish-Jugosllavi por u kap. Pas shume muajsh ne hetuesi dhe ne tortura ai u denua me 15 vjet burg nga te cilat ka vuajtur vetem 6.
Denimin e ka kryer ne burgjet me te egra te kohes se komunizmit ne Burrel, ne Spaç dhe ne fund ne Qafe Bari ku dhe u lirua me renien e komunizmit. Gjergj Ndreca pas daljes nga burgu krijoi familje dhe ka kater femije. Ai ka marre pjese ne shume protest ate ish te perndjekurve politike qe kane kerkuar te drejtat e tyre.
Emri i tij u be shume i njohur disa muaj me pare kur gjate nje proteste te ish te perndjekurve politike, goditi me grusht deputetin demokrat Ilir Rusmali, te cilin e akuzonte si inkuizitor. Ne te gjitha manifestimet e protestes ai ka qene ne krye dhe ne greven e fundit te urise e ka organizuar se bashku me shokun e tij te vjeter te burgut, Perikli Shqevi i arrestuar nga policia rishtas.
Disa here Gjergj Ndreca eshte shoqeruar nga policia pas protestave dhe deklarimeve te tij kunder Qeverise dhe Kryeministrit. Protesta e vazhdueshme e ish te burgosurit politik Gjergj Ndreca lidhej me mosdhenien nga ana e shtetit shqiptar te demshperblimeve per vitet e burgimit ne regjimin komunist.
Gjergj Ndreca tenton vetëflijimin, digjet me benzinë
Gjergj Ndreca ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit duke u përpjekur të digjet përpara tendës ku prej 17 ditësh po zhvillohet greva e urisë.
Sapo eshte zgjuar ne mengjes, teksa te gjithe grevistet e tjere ishin duke qendruar ne tende dhe po lexonin shtypin e dites, Ndreca eshte veçuar nga te tjeret, eshte lyer me benzine dhe ka tentuar t’i vere flaken vetes.
Anetaret e tjere te greves se urise jane perpjekur ta ndalin ate, se bashku me disa uniforma blu te cilet jane ne ruajtje te kesaj greve, por nuk kane mundur dot. Ndersa te gjithe mundoheshin ta pengonin, Ndreca kerkonte nje shkrepse dhe ne kete moment nje tjeter anetar i greves, Perikli Shqevi ka ndezur cakmakun.
Flaket kane perfshire trupin e tij, per pak sekonda, ndersa me pas jane shuar me batanije nga ish-te burgosurit e tjere politike. Gjithcka ka ndodhur ne harkun e pak sekondave, te cilat per pak kane rezultuar fatale per jeten e ish te denuarit politik, Gjergj Ndreca, qe eshte futur menjehere pas shuarjes se flakeve ne nje ambulance per t’u derguar ne Qendren Spitalore Universitare ‘Nene Tereza’, ne repartin e djegie plastikes me djegie ne gjysmen e trupit. Si pasoje e kesaj ngjarje edhe nje prej grevisteve, grevisti Llazi Koci eshte demtuar lehte nga flaket.
Gjendja e grevistëve të urisë, e rëndë
Greva e urise ka hyre gjate kesaj te hene ne diten e 17. Gjendja
shendetesore e tyre eshte veshtiresuar se tepermi, nderkohe qe pjesa me e
madhe e grevisteve jane detyruar te lene ambientet e greves shpesh here
per t’u trajtuar me serume ne QSUT.
Megjithate pas
nderhyrjes mjekesore ata i jane rikthyer serisht greves se urise.
Grevistet e mbetur ne tenda shprehen te vendosur me shume se kurre ne
qellimin e tyre, madje ata paralajmerojne se do te kete te tjere si
Gjergji qe do t’i vene flaken veten.
“Qeveria, politikanet
duhet te na japin nje pergjigje per kerkesa tona ekonomike. Ne duam
parate e burgut dhe do t’i shkojme deri ne fund kerkesave tona. Ne rast
se nuk do me lejojne qe te vetevritem ketu ne tende, do te shkoj dhe do
t’i ve flaken vetes perballe ndonje institucioni”, thote nje grevist.
Top Channel