
“Opozita është e prirur që Shqipëria të marrë statusin e vëndit kandidat
për në BE, ndërsa Berisha do lojën e referendumit pa kundërshtar, si
një justifikim për mos plotësimin e 12 prioriteve të vendosuara nga
Komisoni Europian”.
Ky ishte deklarimi deputetit socialist Ditmir Bushati gjatë një prononcimi, ku ai u ndal në problematikat reale që po hasen në procest integruese. Zoti Bushati duke ritheksuar gadishmërinë e opozitës për të kontribuar, në marrjen e vëndit kandidat renditi disa propozime.
“Ne duam të zhvillojmë diskutimet për paketën e propozimeve të opozitës për reformën në drejtësi dhe votimin për imunitetin në Parlament, brenda muajit shtator, sepse duam t’i japim statusit të vendit kandidat një shans në tetor. Ndërsa Sali Berisha do lojën e referendumit pa kundërshtar.Ne duam të përmbyllim një orë e më parë reformën parlamentare, sepse duam t’i japim statusit të vendit kandidat një shans në tetor.Ndërsa Sali Berisha do lojën e referendumit pa kundërshtar. Ne duam që brenda muajit shtator Parlamenti të njihet me planin e masave të qeverisë për zbatimin e infrastrukturës zgjedhore, sepse duam t’i japim statusit të vendit kandidat një shans në tetor. Ndërsa Sali Berisha do lojën e referendumit pa kundërshtar”, tha Bushati.
Sipas deputetit Bushati njëkohësisht kryetar i Komisionit Parlamentar të Integrimit, propozimi maxhorancës për mbajtjen e një referendumi për imunitet është absurd, në një kohë kur opozita është shprehur pro heqjes së imuniteteve.
“Referendumi s’ka kundërshtar pasi Partia Socialiste e ka deklaruar prerë me fjalë e vepra dhe në mënyrë të përsëritur se është PRO kufizimit të imunitetit, PRO çrrënjosjes së kulturës së pandëshkueshmërisë, PRO ndarjes së shtetit nga pushteti. Madje vetë drafti i ndryshimeve kushtetuese për imunitetin për të cilin diskutohet në thelb është ai i propozuar nga Partia Socialiste.Për më tepër, kushdo që i njeh sadopak ligjet e këtij vendi dhe ndjen përgjegjësi për fatin Europian të Shqipërisë, e ka të qartë se nuk ekziston asnjë lloj mundësie që ky referendum pa kundërshtar për të cilin flet Sali Berisha të mbahet përpara ditës kur Bashkimi Europian vendos për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë”, tha Bushati.
Vizioni dhe veprimi ynë politik janë të provuar tha zoti Bushati, duke theksuar se tani i mbetet Sali Berishës të na provojë nëse e do vërtet integrimin e vendit apo nëse integrimin e sheh thjesht e vetëm si një mundësi për të sulmuar opozitën.
Top Channel