Durrës, sekuestrohen 8 kg heroinë

25/08/2012 00:00

8 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë u gjet dhe sekuestrua
mbrëmjen e së premtes në portin e Durrësit, ndërsa ishte fshehur në
serbatorin e një automjeti me të cilën udhëtonin 3 femra.

Sipas informacioneve që vijnë nga policia e Durrësit, droga ishte ndarë në pako dhe ishte fshehur brenda një automjeti tip ‘Ford Fokus’, më destinacion Italinë, ku ndodheshin 3 shtetase, 2 nga Tirana dhe një nga Durrësi.

Policia bëri të ditur se ka arrestuar drejtuesen e mjetit, Donika Dervishi dhe 2 pasagjeret, Migena Dervishi, 32 vjeçe dhe Sonila Popa, 31 vjeçe teksa bëheshin gati të udhëtonin me tragetin Durrës-Bari.

Top Channel