Policia në Afrikën e Jugut hapi zjarr gjatë përleshjeve me punëtorët grevistë të një miniere platini në Marikana, duke lënë të vrarë të paktën 34 persona.
Forcat e rendit hapën zjarr pasi punëtorët e armatosur me hanxharë sfiduan një ultimatum për dorëzimin e armëve, u raportua nga dëshmitarë pamorë.
Miniera, në pronësinë e kompanisë “Lonmin”, është vendosur në qendër të tensioneve të disa sindikatave të ndryshme së fundmi.
Dhjetë persona kishin mbetur të vrarë më parë, pas përleshjeve të nisura ditën e dielë, pas injorimit të kërkesave për një rritje të rëndësishme page.
Miniera e Marikanës është e treta më e madhe në botë për platinin. Disa lidera të sindikatave dhe policisë u përpoqën të shpërndanin turmën nëpërmjet thirrjeve, por disa sindikata të tjera udhëzuan punëtorët e tyre që të mbronin të drejtat deri “në vdekje”.
Top Channel