06:08 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Qeveria: SHISH është i yni
12/08/2012

Qeveria ka reaguar ashpër ndaj akuzave të opozitës për zëvendësimin e papritur të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, tha se janë socialistët ata që gjatë qeverisjes së tyre kanë vendosur standarte uzurpuese mbi institucionet duke emëruar në krye të tyre, siç tha ajo, ish-ministra apo anëtarë të kryesisë së partisë. C'ka sipas zonjës Bregu nuk po ndodh me qeverisjen aktuale.

“Zoti Rama që derdh lot këto ditë për largimin, në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, të zotit Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Visho
Zoti Rama harron se në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike

Majlinda Bregu
Zëdhënëse e Qeverisë
Lika, harron se në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike. Zoti Rama dhe suita e tij mediatike bëhen qesharakë kur çirren dhe vajtojnë se u zëvendësua pas tetë vjetësh drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, ndërkohë që qeveritë socialiste, gjatë tetë viteve në pushtet, ndërruan tre drejtorë të këtij Shërbimi dhe nuk nguruan të vendosin në krye të tij, në emër të depolitizimit, anëtarin e kryesisë së PS-së,  Fatos Klosin, të ndjekur për lidhje agjenturore me shërbime të huaja, nga shërbimet e vendit dhe të akuzuar botërisht si trafikant armësh”, u shpreh Bregu.  

Zëvendësimi i zotit Bahri Shaqiri me zotin Visho Lika hasi në kritika edhe të medias, opinionistëve dhe shoqërisë civile si dhe të ish-presidentiti Moisiu. Kjo ndoshta edhe për shkak të mënyrës së papritur sesi u bë shkarkimi në mesin e gushtit dhe ende pa mbushur një muaj nga marrja e mandatit të presidentit të ri Bujar Nishani.

Por, më shume se kaq, kritikat lidheshin me emërimin e drejtuesit të ri, i cili ka mbajtur poste drejtuese në shërbimin sekret të shtetit në një nga periudhat më të errëta të këtij institucioni. Ndërkohë që habi dhe mosdijeni për kohën dhe arsyet e këtij zëvendësimi u shprehën edhe nga ambasada amerikane në Tiranë që njihet si partnerja kryesore e këtij shërbimi.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
“Në selinë mavi nuk ka lider”
Nga Lezha, ku synon të marrë 5, nga 4 mandate që ka aktualisht, dhe ku kandidon edhe ish-socialisti Xhovalin Kadeli, kryeministri Sali Berisha e komentoi atmosferën e mitingjeve elektorale të Partisë Demokratike, me entuziazmin e vitit ’92.
Berisha takon shefen e ODIHR
Një javë pas vendosjes në Shqipëri të misionit të ODIHR-it, i cili do të vëzhgoje dhe do të raportojë për standardin e zgjedhjeve të 23 qershorit, shefja e misionit te ODIHR-it, Cony McCormak u takua me kryeministrin Sali Berisha.
Rama: Të sigurt në fitore
Pas mbylljes së Konventës kombëtare për programin e Partisë Socialiste, Edi Rama i është rikthyer bashkëbisedimit me qytetarët e Tiranës, duke u dhënë atyre sigurinë e fitores më 23 qershor, pavarësisht asaj që e quan përpjekje të qeverisë për vjedhjen e votës.
FRD prezanton kandidatët në Fier
Nga Fieri ku prezantoi 16 kandidatët për deputetë të Frymës së Re Demokratike, kryetari i kësaj force politike, Bamir Topi, akuzoi kryeministrin Berisha se po shfrytëzon administratën shtetërore për të mbushur sheshet e mitingjeve.
KQZ ndryshon shortin e listës
Pasi është hedhur shorti për renditjen e partive politike në fletën e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka ndryshuar atë.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.