05:01 "Pasdite ne TCH"
06:21 "Fiks Fare"
Programi i plote
PUBLICITET
Moisiu: Shqetësues shkarkimi i Shaqirit
11/08/2012

Ish-Presidenti i Shqipërise Alfred Moisiu e shikon shqetësues mënyrën e shkarkimit të Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri.

Sipas tij, kjo ka qene nje perpjekje e kryeministrit Berisha qe ne vitin 2005 dhe qe sipas tij, u realizua sot pas 7 vjetesh, me te gjitha rruget dhe menyrat.

Ne nje interviste telefonike per Top Channel, zoti Moisiu thote veprime te tilla bien ndesh me interesat e vendit dhe aleateve tane dhe se sipas ish-kreut te shtetit, nuk jane ogurmire. 

"Me thënë të drejtën, për mua ishte një lëvizje të befasishme ajo e lirimit nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shqiptar. Problemi është që u arrit një vendim ose një zgjidhje e destinuar që nga viti 2005 nga kryetari i maxhorancës. Nuk e di cila është arsyeja, por është shqetësues fakti, sepse të ngulësh këmbë për dicka në të gjitha rrugët e mundshme të drejta dhe të padrejta, të krijon një shqetësim, të ngrihen pyetje.Veprime të tilla që bien ndesh me interesat e aleatëve tanë, unë mendoj se nuk janë shumë ogurmirë, dhe kjo ngjall një qëndrim të ligjshëm jo vetëm te shqiptarët, por edhe te aleatët tanë. SHISH është një pasuri e madhe që duhet të ruhet me kujdes, të trajtohet me kujdes sepse mbron interesat kombëtare", tha Moisiu.

Topi: Berisha po rikthen sistemin totalitar

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi ka komentuar shkarkimin e kreut të SHISH, Bahri Shaqiri, duke vlerësuar se ishte një lëvizje që pritej të bëhej prej kohësh.

Në një intervistë telefonike për VOA, Topi ka theksuar se shkarkimi në fjalë është një veprim politik, që sipas tij i shërben vetëm interesave të mazhorancës qeverisëse.

“Këtu nuk ka asgjë të re, lëvizjet ishin të parashikuara. Shkarkimi i Shaqirit ngre shumë pikëpyetje për SHISH. Ky ndryshim i shërben vetëm politikës”, ka deklaruar Topi.

Ish-kreu i shtetit është shprehur se gjatë drejtimit të Shaqirit, Shërbimi Informativ Shtetëror ishte konsoliduar dhe ishte vlerësuar nga partnerët ndërkombëtarë. 

PS: Rikthehet SHIK-u i 1997

Partia Socialiste ka mbajtur qëndrim të ashpër kundër presidentit Bujar Nishani, i cili me propozim të kryeministrit Sali Berisha shkarkoi nga detyra shefin e Shërbimit Informativ Bahri Shaqiri dhe emëroi Visho Likës, ish-drejtor i kundërzbulimit në SHIK, në periudhen 93-97.

"Sali Berisha ka dy ditë që hesht. Hesht teksa dje shërbëtori i tij Bujar Nishani vërtetoi të gjitha dyshimet e opozitës. Dje presidenti i Republikës pushoi së qëni i tillë, kur pa asnjë mëdyshje, plotësoi ëndrrën e vjetër të Sali Berishës, për të vënë Shërbimin Sekret nën kontroll, njësoj si në vitin 1997. Nuk ka shqiptar, që të mos kujtojë makabritetet e SHIK-ut të Gazidedes, që për të mbajtur me pahir Saliun në pushtet,dhunoi, plagosi dhe vrau me qindra shqiptarë të pafajshëm", tha deputetja socialiste, Ermonela Felaj.

Klosi: Shkarkimi i Shaqirit, shqetësues

Shqetësim për shkarkimin e Shaqirit, shprehu edhe ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi.

Në një intervistë telefonike për VOA, Klosi ka komentuar edhe zgjedhjen e drejtorit të ri të shërbimeve sekrete, zgjedhje që sipas tij është bazuar në eksperiencën e kaluar të Visho Ajaz Likës.

“Unë e quaj të ngutur deklaratën e kryeministrit që thoshte se do ta hiqte kreun e SHISH dhe tani e hoqi. Këtu ka vend për një shqetësim të madh”, ka deklaruar Klosi.

“Eksperienca e drejtorit të sotëm në SHIK-un e Gazidedes është një nga parametrat që ka shërbyer për ta zgjedhur. Prandaj them se është për t’u shqetësuar. Ai dhe Berisha mund të bëjnë gjëra të frikshme”, ka vijuar ai.

Shqetësimi i SHBA për SHISH

Pas takimit me Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi më 27 Janar të vitit 2010, ambasadori amerikan Xhon Withers do të niste me 29 Janar, pra dy ditë më vonë, drejt Uashingtonit një dokument konfidencial ku do të nënvizonte mes të tjerash presionin në rritje të Qeverisë Shqiptare ndaj Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kabllograma i publikuar nga Wikiliks i referohet projekt/ligjit për shërbimet sekrete "si një kthim prapa në epokën e Enver Hoxhës".

"Topi i bëri jehonë shqetësimeve të Ambasadorit për Ligjin e Shërbimit Sekret duke shtuar se një shërbim sekret i parashikuar në projekt/ligj i kujton atij Sigurimin e frikshëm të epokës komuniste.

“Megjithate, Topi pranoi”, shkruhet në dokument se zyra e tij nuk e ka marrë ende një kopje të draftit dhe ende nuk ka vlerësuar zyrtarisht të gjithë ligjin. 

 


/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Rama: 77-80 deputetë objektiv real
23 maji, një muaj fiks nga zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, solli edhe hapjen zyrtare të një fushate, të një “count-down” që në fakt ka kohë që ka nisur në Shqipëri.
PS çel fushatën në Tiranë
Entuziazëm dhe ovacione për fitore nga qytetarët e Qarkut të Tiranës që kishin tejmbushur Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, emocion prej kandidatëve që premtuan angazhim në shërbim të tyre dhe një vlerësim nga kryesocialisti, Edi Rama si super-skuadra e Rilindjes.
Berisha: Amnisti që nga 2011
Bashkë me miratimin e tre ligjeve të hënën në Kuvend, Kryeministri Sali Berisha, po nga takimi elektoral në Kukës tha se do t'i kërkojë opozitës miratimin e një tjetër nisme të Qeverisë.
Berisha: Të hënën votojmë 3 ligjet
Kryeministri Berisha kërkoi nga Kukësi mbledhjen e Kuvendit ditën e hënë, në mënyrë që të votohen të tre ligjet e integrimit. Deklarata e Berishes erdhi pas apelit të përsëritur të liderit të LSI-së, Ilir Meta, për votimin e një pakete kompromisi për të tre ligjet.
Meta: Maxhoranca po cënon integritetin e KQZ-së
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaron se duhet konsensus për çështjen e tre vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.