Ish-kryetari i Forumit Eurosocialist Shqiptar, Pandeli Majko, është
rikthyer mes të rinjve socialistë, të cilët po pushojnë në grup, në
rivierën shqiptare.
Çështjet politike të ditës, veçanërisht pas shkarkimit të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror kanë qenë tema kryesore të bisedës me ish-kryeministrin Pandeli Majko. Per zotin Majko, ky eshte nje sinjal shqetesues per shoqerine shqiptare, qe sipas tij po drejtohet nga nje individ i vetem, kryeministri Sali Berisha.
“SHISH ishte institucioni i fundit, drejtuesi i te cilit nuk ishte ndryshuar nga viti 2005. Me dekretimin nga Presidenti i Republikes te ish-zevendesit te Gazidedes, para viti 97, ne kemi nje histori shteterore, qe nga maja deri ne fund, eshte kthyer ne nje institucion monokratik, nen urdhrat e nje njeriu. Ne themi qe kemi nje Republike Parlamentare, kemi nje President, kemi nje Gjykate Kushtetuese, kemi Gjykate te Larte, qe kemi institucione te pavarura, por ne terma konkrete, per fat te keq, edhe me veprimin e sotem, ne duhet t’i themi vetes qe ky vend eshte nen urdhrat e nje njeriu. Nen urdhrat e nje njeriu, i cili, ne fakt, nuk eshte duke bere nje gabim. Sepse, ne disa raste, gabimi vjen nga padija, ne disa raste gabimi vjen nga interesa te caktuara politike, por per rastin e kryeministrit aktual, kjo eshte nje histori e perseritur. Nje histori e perseritur nuk mund te jete gabim”, tha Majko.
Me kete argument zoti Majko trajtoi para te rinjve socialiste edhe çeshtjen e imunitetit, te cilën sipas tij maxhoranca po e kerkon me force, sepse ka nen varesi te gjitha hallkat e rendesishme te shtetit.
“Ajo qe duhet te na shqetesoje me shume eshte, ore po ç’jane keta qeveritare qe nuk kane frike? Sepse realisht, sot çjerrja me e madhe per kete çeshtje eshte nga qeveritaret qe thone se s’kemi frike, hajde na hetoni! Problemi eshte shume i thjeshte, sepse sot jetojme ne nje vend ku gjykatesit, prokuroret, sot edhe kryetarin e SHISH-it, edhe Presidentin, para disa javesh, i emeron nje parti”, tha Majko.
Top Channel