Serbia pritet të ketë një ekip të zgjeruar për bisedimet me Kosovën dhe një plan të hartuar paraprakisht me nevojat e Serbisë.

Siç është paralajmëruar, në muajin gusht do do të ketë një takim, në të cilin siç thonë burimet, presidenti Tomislav Nikoliç do të marrë mandatin për të udhëhequr  bisedimet.

Në këtë debat pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës dhe ekipi serb do të ketë negociator në disa nivele. Këshillat e ish-shefit të bisedimeve, Borisllav Stefanoviç do të jenë të mirëpritura, ndonëse presidenca e ka akuzuar atë për bisedime të fshehta.

Megjithatë, demokratët e Boris Tadiç kanë ofruar një bashkëpunim.Në bisedime do të marrin pjesë edhe kryeministri, Ivica Daçiç, por edhe shefi për zyrën e Kosovës, Aleksandar Vulin, i cili pritet të ketë më shumë kontakte me serbët e veriut, këshilltari i presidentit, Marko Gjuriç dhe persona të tjerë të rëndësishëm të Beogradit zyrtar.

Një nga arsyet përse Nikoliç do të jetë në krye të negociatave, sipas një burimi jozyrtar, është se në këtë mënyrë do të ngrihej niveli i bisedimeve, por zyrtarët serbë do të shmangin takimin me kryeministrin Hashim Thaçi, për shkak të reputacionit të tij në Serbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA