Skënder Gjinushi, një tjetër aleat i PS-së shpreh shqetësimin për mënyrën se si është duke vepruar opozita në zgjidhjen e ngërçit për disa çështje të reformës zgjedhore.

“Opozita nuk e ka luajtur rolin e vet në këtë aspekt sepse ritheksoj ajo duhet të jetë garantja dhe nuk mund që dashje-padashje duke firmosur një pseudo reformë konsensuale që s’garanton asnjë gjë të mirë në të ardhmen, ajo mashtron pjesën e popullit që beson tek opozita. Pra atyre që u është vjedhur vota, siç u vodh në Tiranë, mendojnë se derisa firmosi PS-ja dicka më e mirë do të jetë radhës tjetër. Pra opozita është kthyer në një koperturë të qeverisë dashje-padashje nga kompleksi inferioritetit, nga pazotësia nga kapja, nga shitja, këto janë problemet e tyre. Problemi ynë është që shqiptarëve nuk u garantohet asgjë e mirë në kushtet ku ndodhemi”, thotë zoti Gjinushi.

Kryetari PSD-së Gjinushi analizon vështirësitë ku ndodhet opozita  në realizimin e propozimeve të saj duke akuzuar misionin e OSBE-së në Tiranë si një organizëm i cili nuk i shërben intëresave të shqipatrëve.

“Opozita ka patur një platformë të qartë për këtë cështje e cila nuk është realizuar absolutisht, për faj të agresivitetit të kësaj qeverie dhe vullnetit të saj për të vjedhur, për faj të paaftësisë së opozitës për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe jo të vetat që e ka detyrim dhe për prapaskenat e misionit të OSBE-së i cili nuk është në krahun e shqiptarëve, nuk është në krah të votës së lirë, por kërkon që Shqipëria edhe këtë radhë të shtyjë radhën për të bërë zgjedhje formale sepse parashikohet nga 2018-ta  të synojmë standardet zgjedhore”, thotë kreu i PSD-së.

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë kohë në dispozicion të komisinit parlamentar të reformës zgjedhore zoti Gjinushi kërkon nga PS të mos tolerojë në propozimet e saj, vecanarisht në identifikimin eletronik të kartave të identitetit.

“Refuzimi futjes së teknologjisë për kontrollin e kartave të identitetit të votuesve dhe për numërimin e votave, tregon qartas mungesën e plotë të vullnetit për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme  dhe për të vendosur barazi midis qytetarëve shqiptarë. Kjo denoncon qartazi dështimin e kësaj reforme e cila edhe në letër nuk garanton asgjë. Këtu ne i bëjmë thirrje PS-së e cila nuk ka për detyrë të japë konsensus formal, por ka detyrë të mbrojë të drejtat e shqiptarëve. Opozita është garante e zgjedhjeve, vecanarisht me një qeveri hajdute e cila manipulon. Opozita nuk mund të behët palë apo makiazh duke firmosur një pseudo-reformë e cila nuk jep asnjë garanci të re për zgjedhjet e ardhëshme, përkundrazi garanton  zgjedhje me të njëjtin vullnet politik me të njëjtat instrumenta me të njëjtën infrastrukturë”, shprehet Gjinushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA