Euro 2012, Spanja gjunjëzon Italinë

01/07/2012 00:00

Spanja fiton për të dytën herë rradhazi Europianin duke u bërë skuadra me e mire e te gjitha koherave. Iberiket bejne ne 4 vjet ate qe askush nuk kish bërë ne te gjithe historine e futbollit fitojne 3 turne te medhenj rradhazi, europian boteror europian, i fundit 4-0 ndaj Italisë në Kiev.

Spanja e zhbllokoi ndeshjen shume shpejt. Nje depertim i bukur i Seck Fabregas u finalizua me gol nga David Silva. Italia filloi te levize, te shfaqet me e rrezikshme perpara dhe me Kasanon provoi te reagoje duke goditur dy here porten, por Kasijas mbetet i pathyeshem.

Ne momentin kur italianet dukeshin me superiorë ai qe pritet te behet nje nga mbrojtesit me te mire te botes Jordi Alba shenoi golin e dyte. Ne pjesen e dyte Prandeli beri 3 ndryshime, por dëmtimi i të sapofuturit Tiago Mota e detyroi Italinë të luante për 30 minuta me 10 futbolliste. Kjo gjë i dha akoma më shumë epërsi Spanjës e cila me Torres shenoi golin e trete ndersa Huan Mata vulosi shkatërrimin e Italisë.

Spanja e mbyll finalen duke fituar trofeun e trete europian, deri kater vjet me pare ishte ajo qe shikonte me zili gjigantet e Europes, të dielën ishin ata qe ndryshuan stilin e futbollit dhe shihen me zili nga te tjeret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA