Italia konfirmohet “macja e zezë” e gjermanëve, i mund në gjysmëfinalen e Europianit dhe shkon të sfidojë Spanjën pas një ndeshje të jashtzakonshme në Varshavë.
“Të kaltërit” e Prandelit bënë një ndeshje të përkryer kundër një skuadre perfeksion deri sot duke e mundur Gjermaninë me një lojë që italianët ndoshta nuk e kanë bërë kurrë.
Edhe pse fillimi i ndeshjes është dicka më i mirë për Gjermaninë, Italia e merr lojën në dorë në mesfushë. De Rosi, Pirlo, Montolivo dhe Markizio janë një katërshe që kontrollojnë lojën dhe bëjnë gjermanët vetëm të ndjekin.
Goli i parë lind nga një lëvizje fantastike e Kasanons ndaj Humles krosimi është perfekt për Balotelin që mposht Badshtuber dhe Nojer me një goditje me kokë.
Gjermania vuan golin dhe e ka të vështirë për të prodhuar lojë, në një kundërsulm kapet në befasi nga një top i gjatë i Montolivos.
Baloteli e stopon ka dhe kohën për ta rregulluar dhe ndëshkon Nojerin me një predhë në cepin e portës. Më në fund kjo konfirmohet mbrëmja e Supermarios.
Italia e 45-minuatve të para është një skuadër që kontrollon lojën por mbi të gjitha duket sikur hipnotizon gjermanët shumë larg asaj loje vitale të parë te ndeshjet e tjera të kampionatit.
Në pjesën e dytë Lëv përpiqet të korrigjojë gabimet. Nxjerr nga loja Podolskin dhe Gomez për Rojs dhe Klose. 20 minutat e para të pjesës së dytë flasin për Gjermaninë, Italia përpiqet të mbrohet duke shfrytëzuar edhe portierin më të mirë në Botë, Bufon i kujdesshëm në disa ndërhyrje.
Ndryshimet e Prandelit i japin Italisë energji të reja që krijon raste pa fund. Markizioi shpërdoron dy mundësi të arta për të mbyllur ndeshjen ashtu ndodh dhe me Di Natalen. Italianët duhet të vuajnë deri në fund ndaj një Gjermanie që edhe pse me dy ditë më shumë pushim duket më e lodhur se ata.
Gjithsesi për t’u dorëzuar skuadra e Lëv nuk mendon kurrë aq sa hap ndeshjen në minuten e 92-të kur fiton një penallti pas prekjes me dorë të Balzaretit.
Nga pika e bardhë Ozil nuk gabon duke i shndërruar sekondat e fundit në një ankth të vërtetë. Gjithsesi rezultati nuk ndryshon më Italia me vuajtje por me një lojë të mirë mund Gjermaninë shkon në finale aty ku ka një llogari të hapur me Spanjën për një mbrëmje që parashikohet më spektakolare se kurrë.
A. Madrid fiton Kupën e Mbretit Atletico Madrid mundi 2-1 Real Madrid-in, pas kohëve shtesë, në “Santiago Bernabeu”, dhe fiton pas 14 vjetësh trofeun e Kupës së Mbretit në Spanjë.
Laçi fiton Kupën e Shqipërisë Laçi është fituesi i Kupës së Shqipërisë, pasi mundi në finale, pas 120 minutash lojë, 1-0 skuadrën e Bylisit.
Sot, finalja e Kupës Laçi-Bylis Sot në mbërmje në orën 20:00, stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" do të presë finalistët e Kupës së Shqipërisë, Bylisin dhe Laçin.
Milan, Berlusconi: Allegri do kalojë te Roma Massimiliano Allegri drejt Romës? Ai që ndez zërat e merkatos, këtë herë, është jo më pak se vet presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, i cili i pyetur në dalje të Pallatit të Kongreseve në Romë, - në përfundim të darkës elektorale me kryebashkiakun Alemanno, - nga një gazetar i një uebsajti roman, ka lëshuar një batutë mbi të ardhmen e trajnerit të tij.
Beckham tërhiqet nga futbolli
Ish-lojtari i Manchester United, Real Madrid dhe LA Galaxy, David Beckham tërhiqet nga futbolli i luajtur.