Këshilli Ushtarak në Egjipt lëshoi një deklaratë, ku i jep vetes fuqi të
plotë qeverisëse në kohën, kur vendi ende pret rezultatin perfundimtar
te zgjedhjeve presidenciale.
Dokumenti thote gjithashtu se zgjedhjet e reja parlamentare nuk mund te mbahen deri ne hartimin e kushtetutes se re. Keshillit ai i jep edhe kontrollin legjislativ, ndersa zhvesh kreun e shtetit nga çdo autoritet mbi ushtrine. Edhe pse detajet e plota te deklarates pritet te zbardhen me vone, lideri i njohur politik Mohamed Elbaradei e pershkroi dekomentin “si nje hap te fuqishem prapa per demokracine dhe revolucionin”.
Vellazeria Myslimane, e cila pretendon se kandidati i saj Mohamed Mursi eshte fituesi i presidencialeve te se dieles, i kerkoi egjiptjaneve te mbrojne revolucionin e tyre pas vendimit per shperberjen e parlamentit.
Gjykata e Larte, anetaret e se ciles jane caktuar ne kohen e Hosni Mubarakut, vendosi t’i shpallte zgjedhjet parlamentare jokushtetuese per shkak se disa vende te caktuara per te pavarurit, ishin zene nga kandidate partiake. Ndertesa e parlamentit eshte rrethuar nga ushtare, te cilet nuk lejojne asnje deputet te hyje.
Episodi ka bere te mendohet se keshilli ushtarak po perpiqet te konsolidoje pushtetin e t’i rezistoje ndryshimeve demokratike te kerkuara gjate demonstratave te vitit qe shkoi. Ne sheshin Tahrir, mbeshtetesit e Vellazerise Myslimane festuan fitoren e pretenduar te Mursi-t, edhe pse rezultati zyrtar nuk del perpara dites se enjte.
Festime ka patur edhe ne Gaza, ku njerezit kane dale neper rruge me makina e motocikleta duke valevitur flamujt e Hamasit, Palestines dhe Egjiptit.
Duke folur nga selia e partise se tij, vete Mursi u betua te jete nje president per te gjithe egjiptianet, duke shtuar se nuk do te kerkoje hakmarrje. Kampi i kundershtarit te tij Ahmed Shafik, kryeministri i fundit i periudhes se Mubarakut, nuk e pranon fitoren e kandidatit te Vellazerise Myslimane dhe insiston te pritet rezultati i zgjedhjeve.
Top Channel