“Eurovision”, Rona renditet e pesta

27/05/2012 08:20

Rona Nishliu regjistroi rezultatin më të mirë në historinë e pjesëmarrjeve shqiptare në “Eurovision”, pasi me këngën e saj “Suus” u rendit e pesta në festivalin që bashkon fituesit kombëtarë të çdo shteti europian.

26-vjeçarja nga Mitrovica ndezi sallën me zërin e saj magjik, duke fituar duartrokitje të pandërprera gjatë të gjithë interpretimit.

Në nëntë edicione të “Eurovision”, Shqipëria nuk kishte mundur kurrë të renditej midis pesë më të mirëve.

Anjeza Shahini, e cila mbante rezultatin më të mirë deri përpara mbrëmjes të së shtunës, u rendit e gjashta, në edicionin e parë në të cilin vendi ynë mori pjesë, në vitin 2004.

Fituesja e “Eurovisionit” të zhvilluar në Baku, Azerbajxhan, u shpall ndërkohë këngëtarja Loreen, nga Suedia, e sfiduar vetëm nga grupi i gjysheve ruse, që surprizoi të gjithë duke u rënditur në vendin e dytë me një këngë folklorike.

Përpara Shqipërisë u rendit edhe Serbia me Azerbajxhanin.

Në këtë edicion të “Eurovisionit”, pikët për çdo këngë u akorduan të ndara në 50% nga votat e publikut dhe 50% vendimi i jurisë së përzgjedhur në çdo vendit.

Kënga “Suus” grumbulloi në total 146 pikë, të ardhura nga:

Votuan Shqipërinë me 12 pikë – Maqedonia, Italia, Zvicra, San Marino
10 pikë – Belgjikë, Greqi, Mali i Zi
8 pikë – Austri, Hungari
6 pikë – Gjermani, Bosnje-Hercegovinë, Finlandë
5 pikë – Kroaci, Danimarkë, Turqi
4 pikë – Bullgari, Qipro
3 pikë – Gjeorgji, Slloveni
1 pikë – Serbi, Letoni, Maltë, Rumani, Suedi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA