Rusi, qeveria e re, me fytyra të vjetra

21/05/2012 19:20

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, prezantoi të hënën qeverinë e tij të re, në të cilën bëjnë pjesë shumë fytyra të vjetra.

Aleatët kryesorë të presidentit janë rikonfirmuar në rolet e tyre në qeveri. Ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov, Ministri i Mbrojtjes, Anatoly Serdyukov dhe Zëvendëskryeministri Igor Shuvalov, janë konfirmuar të tre.

I rikonfirmuar është edhe Ministri i Financave, Anton Siluanov, i cili është konsideruar si i suksesshëm nga presidenti që nisi në fillim të muajit mandatin e tij të tretë në krye të Kremlinit.

Figura më e lartë që është larguar nga kabineti është ajo e Ministrit të Brendshëm, Rashid Nurgaliyev.

Ai humbi shumë popullaritet në sytë e publikut pas një serie skandalesh abuzimi me detyrën që përfshinë policinë e vendit. Ai do të zëvendësohet në këtë detyrë nga shefi i policisë së Moskës, Vladimir Kolokoltsev.

Ndonëse funksionet kryesore të qeverisë i kanë mbetur në dorë besnikëve të Putin, disa politikanë liberalë të lidhur me kryeministrin Dmitry Medvedev gjithashtu janë shpërblyer duke u bërë pjesë e kabinetit.

Aleatit kryesor të Medvedev, Arkady Dvorkovich, iu besua njëri prej shtatë roleve të zëvendësministrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA