09:11 Horoskopi
09:22 " Shqiperia Vendos"
Programi i plote
PUBLICITET
Chelsea, kampion i Europës
20/05/2012

Chelsea, kampion i Europës
Chelsea shpallet për herë të parë kampion i Europës në sezonin e tij më të vështirë në shumë vite, pas triumfit me 11 metërsha në finale ndaj Bajern Mynih.

Didier Drogba, në fillim çoi ndeshjen drejt kohës shtesë duke barazuar dy minuta nga fundi dhe më pas shndërroi në gol 11 metërshin e fundit, duke ngjitur klubin londinez në majën më të lartë të futbollit europian.



Edhe pse dominuan pjesën më të madhe të lojës, bavarezët arritën të zhbllokonin rezultatin vetëm 7 minuta përpara përfundimit të ndeshjes.



Një pasiguri e Peter Cech bëri që gjuatja me kokë e Muller të përfundojë në rrjetë. U mendua se finalja e mbyll me ketë rezultat, por Drogba rezervoi një surprizë të hidhur për “vendasit” me një goditje fantastike me kokë nga një goditje këndi.

Emocionet vazhduan të forta edhe në kohën shtesë, ku dy minuta pas fillimit Drogba rrëzoi Ribery në zonë dhe gjyqtari pa asnjë dyshim vendosi 11 metërsh për Bajernin.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Robben tregohet i pasaktë, duke i dhënë mundësinë Cech që të realizojë një pritje të mrekullueshme në dy kohë.





Në gjuatjet e 11 metërshave, Neuer priti gjuatjen e Matës, ndërsa Ceh gjuatjen e Olic. Shtylla e Shweinsteiger dhe goli i Drogbasë, në penalltitë finale, vendosën përfundimisht rezultatin.



Në eksperiencën e parë si trajner, Roberto Di Matteo arrin të fitojë dy trofe në pak javë, Kupën e Anglisë dhe Champions League në Europë, duke plotësuar ëndrrën e madhe presidentit të këtij klubi, manjatit rus Roman Abramovic.






/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga futbolli
Capello trajner i PSG-së?
Me largimin e Carlo Ancelotti-t, thuajse të sigurtë drejt Realit të Madridit, në stolin e PSG-së do të ulet një tjetër trajner italian.
U-21, Spanja fiton Europianin
Dominimi i Spanjës në futboll duket se do të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera. Nëse brezi aktual i futbollistëve iberikë ka fituar gjithçka në vitet e fundit, e ardhmja është e sigurtë pasi kombëtarja U-21 spanjolle fitoi Kampionatin Europian të zhvilluar në Izrael me një lehtësi të jashtëzakonshme duke treguar se stili i lojës i njohur si “tiqui-taca” ka vazhdimësi edhe në ekipet e moshave.
Konfederatat, Nigeria fundos Tahitin
Një goditje efikase me kokë e Jonathan Tehau i dha shpresë Tahitit për një ëndërr në Kupën e Konfederatave. Por goli nuk mjaftoi përballë luanëve të Nigerisë, që reaguan me një valë golash.
Maradona fiton gjyqin në Kinë
Diego Armando Maradona ka fituar gjyqin kundër dy kompanive kineze me bazë në Shangai, të akuzuara për përdorim të paautorizuar të imazhit të tij.
Ndeshja e 100-të, trofe për Pirlon
Zëvendëspresidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Demetrio Albertini dhe trajneri i kombëtares Cezare Prandelli i kanë dhuruar një trofe special dhe një fanelë me numrin 100, mesfushorit Andrea Pirlo i cili me Meksikën zhvilloi ndeshjen e 100-të me përfaqësuesen italiane.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.