Itali, shpërthim përpara një shkolle

19/05/2012 00:00

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur përpara një shkolle në qytetin e Brindizit, në jug të Italisë, duke vrarë të paktën dy vajza dhe duke plagosur tetë nxënës të tjerë.

Shpërthimi ndodhi teksa nxënësit po mblidheshin në shkollën “Morvillo-Falcone”, rreth orës 07:45 të ditës së shtunë, njoftojnë mediat italiane.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shpërthimin, i cili rezulton se është kryer me dy bombula gazi, të futura në një çantë dhe të vendosura në murin e jashtëm të institutit.

Në qytetin jugor kanë mbërritur struktura të specializuara policore si ROS dhe SCO, por megjithatë është ende e paqartë sesi dy bombulat, të lidhura mes tyre, janë ndezur dhe më pas kanë shpërthyer.

Mediat lokale raportojnë gjithashtu se për momentin nuk dihet se kush mund të ketë qenë organizator i atentatit dhe po ashtu motivet e tij janë të paqarta.

Ngjarja ndodh pak ditë para 20-vjetorit të vdekjes së prokurorit të antimafias, Giovanni Falcone, hipotezë kjo e shyqrtuar nga hetuesit duke qenë se edhe shkolla mban emrin e tij dhe të bashkëshortes.

“Ka shumë koinçidenca për këtë ngjarje. Uroj që të jenë të tilla, edhe pse në këtë moment shqetësimi ynë i vetëm është për nxënësit”, ka deklaruar kryetari i bashkisë së Brindizit, Mimmo Consales për “ANSA”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA