Modelja pothuajse nudo në premierën e filmit

15/05/2012 17:50

Micaela Schaefer u paraqit në premierën e filmit ‘Men In Black 3’ pothuajse nudo duke habitur të gjithë të pranishmit.

Modelja gjermane e rrobave të banjës shokoi publikun në Berlin me veshjen e saj të bërë me shirita kasetash që tregonte shumë nga gjoksi i saj me silikon.

27-vjeçarja është e famshme në Gjermani për paraqitje të tilla në tapetin e kuq.

Më parë ajo është veshur me një fustan si “rrjetë merimange” që nuk fshihte asgjë dhe me një kostum të tipit ‘Catwoman’ shumë seksi.

Top Channel