Skandali i diplomave “Kristal”

09/05/2012 00:00

Skandali i shitjes së diplomave nga universitetet jashtë dhe brenda
tregut shqiptar, ka shqetesuar edhe anëtaret e Komisionit të
Medias.Kryetarja e këtij Komisioni, Valentina Leskaj ka kërkuar që
ministri i Arsimit të jetë në komision për këtë çështje.

“Nuk është çështje e një emri, por është çështje e një fenomeni që është i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare, çështja e shitjes së diplomave. Eshtë rasti i dytë që kalon në Prokurori dhe ne si Komision nuk mund të bëjmë sikur nuk dëgjojmë dhe nuk shikojmë. Të paktën në një rast kohor shumë të shkurtër është një rasti i dytë”, thotë Leskaj.

Pas denoncimit të skandalit të mediave italiane të diplomës së djalit të Umberto Bossi-t, në “Universitetin Kristal”, pa qenë në Shqipëri dhe duke shlyer provimet e tre viteve në një vit, Zyra e Shtypit në Ministrinë e Arsimit tha se një grup inspektorësh ka nisur punën për kontrollimin e disa universiteteve private, mes tyre edhe Kristalin.

Deri me tani askush nga zyrtaret e kesaj Ministrie nuk kane dhene asnje informacion mbi kete çështje qe ka goditur rende arsimin.

Hetime për diplomat e “Kristalit”

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar në “Universitetin Kristal” një sërë dokumentesh, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimeve të plota për të zbardhur rastin e diplomimit të djalit të ish-liderit të Ligës së Veriut, Umberto Bossi, i denoncuar pak ditë më pare nga media italiane, por edhe raste te tjera teë supozuara me studentë shqiptarë.

Sipas burimeve jo zyrtare, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar hetimin penal për faklsifikim të dokumenteve zyrtare.
 
Hetimet do të zhvillohen nga Njësia Task-Forcë për të zbardhur nëse ka apo jo falsifikim në këto dokumente, qe nisin nga regjistrimi i Renzo Bossi-t, si student deri tek diplomimi i tij.

Vetem dy dite pas fillimit të verifikimeve, lidhur me dyshimet e medias, prokurorët deklarojnë jozyrtarisht se kanë nisur hetimet penale.

Prokuroria e Tiranës letër Milanos

Në prokurorinë e Milanos, në Itali, ka mbërritur një notë informuese nga prokuroria e Tiranës, në lidhje me çështjen e diplomës së Renzo Bossi-t, i biri i Umberto Bossi-t.

Lajmin e bën të ditur agjencia “ANSA”, sipas të cilës në Milano po hetohet mbi hipotezën që diploma të jetë blerë me paratë e partisë.

Ndërkohë që prokuroria shqiptare, që po heton pistën e saj, ka ndërmend sipas burimit mediatik që të thërrasë në pyetje edhe Renzo Bossi-n. 

Top Channel