Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, deklaroi se kursi i shkëmbimit të euros është një çështje që duhet të diskutohet me presidentin e Bankës Qëndrore Europiane, Mario Dragi.
Sarkozy po përpiqet të sigurojë fitoren përballë rivalit socialist Hollande dhe fushata e tij po ndiqet me shumë vëmendje edhe nga vendet europiane. Berlini e kritikoi për deklaratën, gjatë mitingut të fundjavës, ku ai propozoi një rol për BQE-në në rritjen ekonomike.
“Çështja e pjesëmarrjes ne BQE, jo vëtëm për të kontrolluar inflacionin por edhe punësimin e plote dhe rritjen ekonomike, mbeten një çështje reale. Sa i takon kursit të kembimit. Cili eshte niveli i euros, krahasuar me dollarin? Nese euro rritet shume, atëhere eksportuesit tanë nuk mund të shesin më dhe ata humbin para jo sepse nuk janë konkurrues, por sepse euro eshte shumë e shtrenjte. Këto duhet të jenë debatet me guvernatorin e Bankës QëndroreEuropiane, Mario Dragi”, deklaroi Sarkozy, duke hapur polemika në media.
Sondazhet e fundit parashikojnë që Sarkozy të kryesoje me dy pikë në raundin e pare me 22 prill dhe do të humbe me një diferencë shumë më të madhe në balotazhin e 6 majit.
Francë, Hollande kundër paktit fiskal të BE-së
Francois Hollande, kandidati favorit për të fituar zgjedhjet
presidenciale franceze, kërcënoi me veto planin fiskal të Bashkimit
Europian, nëse ai nuk do të provojë qartësisht se nxit rritjen
ekonomike.
Britania e Madhe dhe Çekia janë të vetmet shtete që hodhën poshtë projektin, i mbështetur nga 25 vendet e tjera antare të BE-së dhe të përkrahur fuqimisht nga dy shtetet me ekonomitë më të mëdha në kontinent, Franca dhe Gjermania.
Projekti parashikon masa më të ashpra fiskale për të gjithë vendet firmëtare, por Hollande vendosi në pikëpyetje mbështetjen e Parisit ndaj projektit të cilësuar si “shpëtimtar” nga presidenti Sarkozy, gjatë një interviste të publikuar të mërkurën në një revistë ekonomike gjermane, “Handelsblatt”.
”Nëse pakti nuk do të përmbajë masa që të nxisin rritjen ekonomike, unë nuk mund të jap aprovimin tim për zbatimin e tij”, deklaroi Hollande.
Aktualisht, mbi planin është gjetur një marrëveshje unanime, por detajet e tij të shumta duhet të konkretizohen me dokumentin final deri në fund të vitit 2012.
Sipas ekspertëve të zgjedhjeve franceze, debai mbi masat fiskale që do të garantojnë të ardhmen e Eurozonës pritet të shndërrohet në një “mollë sherri”, në fushatën elektorale të dy kandidatëve kryesorë, ndërsa mbeten vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve.
Sarkozy dhe Hollande, sipas të gjitha sondazheve, pritet të fitojnë me diferencë ndaj rivalëve të tjerë në raundin e parë të zgjedhjeve, që zhvillohen këtë të dielë. Ata do të përballen më pas në balotazhin që do të vendosë se kush do të fitojë mandatin 5-vjeçar në krye të “Elysse” në datën 6 maj.
Ndonëse diferenca në sondazhe midis të dyve është ngushtuar gjatë muajit prill, Hollande vazhdon të konsiderohet si favorit për t’u shndërruar në presidentin e ri të Francës.
Top Channel