Breivik: Nuk e njoh trupin gjykues

16/04/2012 00:00

Me një përshendetje me grusht, pasi iu hoqen prangat, Anders Behring
Breivik, qe vrau 77 persona në Oslo dhe Utoja hyn në sallen e gjyqit
duke shënuar kësisoj nisjen e procesit të shekullit për Norvegjinë.

Pa deshmuar me te voglin emocion, ai tha se nuk e njeh trupin gjykues, sipas tij i varur plotesisht nga partite politike qe mbeshtesin multikulturalizmin.

Gjykata do të vendosë nëse Breivik ka probleme mendore dhe duhet te shkoje ne psikiatri apo është menderisht i shendetshem dhe do të përfundojë pas hekurave. Ai mund te denohet me 21 vjet burg, por denimi mund te zgjatet deri ne burgim te përjetshem.

Dy ore perpara nisjes se seances, dhjetera njerez prisnin perpara nderteses. Mes tyre ishte dhe Eskil Pedersen, i perfshire ne listen e ekzekutimeve te Breivik me 22 korrik te vitit te kaluar. Per norvegjezet, gjyqi kunder tij eshte nje vendim per te mos lejuar qe krimet e 32-vjecarit te kompromentojne demokracine e hapur te Norvegjise.

Prokurori lexoi me pas emrat e te gjithe viktimave te sulmeve te korrikut, duke pershkruar ne detaje skenen e krimit. Gjate gjyqit qe do te zgjase 10 jave, prokuroret do te perpiqen te zbardhin se si nje person i vetem kreu vrasje masive.

Anders Breivik  sulmoi një kamp rinor, të partisë laburiste në Ishullin e Utojas, pasi kishte vendosur nje autobombë në kryeqytetin e Norvegjise. Ai pritet te vetshpallet jo fajtor, me argumentin se partia laburiste eshte nje shenjester e legjitimuar sepse mbeshtet emigracionin dhe multikulturalizmin, politikat qe –sipas tij- do te sjellin me shume myslimane ne Europe.

Sipas analisteve gjyqi ndaj Breivik pritet te jete mbi cdo gje tribuna e familjeve qe humben te dashurit e tyre ne keto sulme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA