Njëra nga organizatat më të mëdha në botë që merret me të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka kritikuar ashpër arrestimin e shqiptarëve nga policia serbe, duke i konsideruar ato si politikisht të motivuara.
Kjo organizatë ka kërkuar lirimin e tyre duke thënë se do të dërgojnë letër edhe tek qeveria e Serbisë për lirimin e sindikalistit, Hasan Abazi, pasi konsiderohet si o burgosur politik për të vetmen arsye që është shqiptar.
Përfaqësuesja e kësaj organizate, Sian Jones, ka thënë se aktakuza ndaj Abazit është shkruar në vitin 1999 dhe se shqiptarët janë liruar nga akuzat e tilla pas amnistisë që ka ndodhur në vitin 2001 dhe vitin 2002.
Por, ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç ka theksuar se arrestimet janë reciproke. Qeverisë serbe i kanë shkruar edhe anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan e Jelko Kaçin.
Abazi është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Konçulit në Luginën e Preshevës, pasi po udhëtonte si sindikalist në një konferencë në Kroaci.
Është akuzuar nga gjykata ushtarake, ndërkaq gjykata e zhvendosur e qytetit të Gjilanit në vitin 2005 ka lëshuar flet arresti për Abazin.
Top Channel