Bie ndihma botërore për vendet në zhvillim

04/04/2012 20:00

Ndihma që vendet e zhvilluara japin për të ndihmuar vendet në zhvillim pësoi ulje për herë të parë që prej vitit 1997, ndikuar nga kriza globale ekonomike.

Në total, fondi i ndihmës së përbashkët të dhëna nga të gjitha shtetet në botë për vitin 2011 do të jetë prej 133,5 miliardë dollarësh ose 2,7% më pak se më 2010-n. Vlerësimin e bëri Organizata Ekonomike për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Grupi i ndihmës “Oxfam” dënoi ashpër rënien, duke thënë se ajo do të përkthehet me humbje jetësh të pallogaritshme në vendet e varfëra.

“Me qindra mijëra njerëz të varfër në të gjithë globin nuk do të mund të mbijetojnë pa mjekimet që shpëtojnë jetë dhe aq ata marrin falas. Shumë të tjerë do të vuajnë nga uria, ndërsa më pak fëmijë do të mund të ndjekin shkolla si rrjedhojëe këtyre shkurtimeve”, deklaroi “Oxfam” në një deklaratë.

Organizata theksoi se këto shkurtime përbëjnë një shqetësim madhor, pasi vjen në një moment kur vendet e varfëra, të cilat gjithashtu po ndiejnë krizën financiare, kanë nevojë më shumë për të. “Kriza financiare nuk duhet të përdoret si justifikim për të reduktuar kontributin ndaj çështjeve botërore”, theksoi “Oxfam”.

Raporti bënte me dije se shtetet ku është regjistrua rënia më e madhe në kontributin e tyre janë Japonia, Spanja, Greqia, Austria dhe Belgjika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA