Planet e Penianit për të lëshuar një raketë në mes të prillit kanë shkaktuar shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar.
Per me teper diplomate e analiste shprehen dyshues per efektin qe do te kete presioni i jashtem mbi vendin komunist. Ky fakt, thote Zeri i Amerikes, zgjon medyshje mbi suksesin e përpjekjeve diplomatike me këtë shtet të izoluar. Zerave qe kundershtojne leshimin e raketes, i eshte bashkuar se fundi edhe shefi i OKB-se, Ban ki Moon qe i drejtoi autoriteteve koreano-veriore nje apel per frenim nga veprime te tilla destabilizuese te situatues dhe paqes ne gadishullin korean.
Leshimi sipas numrit nje te Kombeve te Bashkuara do te perbente shkelje te rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Ai tha se do ta ngrejë këtë çështje në takimin e ardhshëm ndërkombëtar mbi aktivitetet bërthamore që do të mbahet në Seul.
Peniani insiston ne te drejten e tij sovrane për të hedhur satelitë shkencorë në hapësirë. Por çeshtja eshte se ai mbetet nen sanksione per shkak te programit te vet bërthamor dhe të prodhimit të raketave. Shqetesimet nderkombetare se Koreja e Veriut synon të pajisë raketat me mbushje bërthamore, i kane ndaluar asaj hedhjen e mjeteve hapësinore.
Vendi komunist ka shpenzuar dekada te tera duke u perpjekur te perfeksionoje nje rakete me rreze te gjate veprimi. Leshimi i muajit te ardhshem, i caktuar diku rreth 15 prillit ne 100 vjetorin e lindjes se themeluesit te republikes popullore, Kim Il Sung, do te jete i katerti i ketij lloji qe prej 1998-tes, kur nisi nje rakete mbi Japoni. Nje test i 2006-tes u konsiderua deshtim, por Peniani e pushtoi serish vemendjen boterore kur pak kohe me pas realizoi proven e pare te nje shperthimi berthamor, çka solli reagimin e menjehershem te Keshillit te Sigurimit. Japonia sakaq ka mobilizuar mbrojten dhe po pergatitet ta rrezoje raketen koreano-veriore, nese kalon serish mbi territorin e saj.
Top Channel