Tërbohet Real Madrid

22/03/2012 00:00

Real Madrid është ndalur sërish. Këtë herë, mes polemikash, skuadra e Mourinho-s ka barazuar 1-1 në transfertë me Vilarealin.

Golat u shënuan nga Ronaldo në minutën e 61 dhe Senna që barazoi për vendasit në minutën e 84. Por më shumë se sa rezultati, ndeshja tërhoqi vëmendjen për kartonët e kuq dhënë kundër madrilenëve.  Seria e kartonave të kuq do të hapej nga ndihmësi i Mourinho-s, Rui Faria për të vazhduar me vetë teknikun portugez, të dy të ndëshkuar për protestë.

C’është me e keqja është se protestave nga stoli iu bashkuan edhe lojtarët në fushë. Fillimisht Mesut Ozil e më pas Sergio Ramos ishin dy lojtarët që ndëshkohen me karton të kuq.

Në mbyllje të ndeshjes, Ronaldo komentoi: “S’dinë gjë tjetër, vetëm të vjedhin”. Ndërkohë që me tutje shkoi Pepe i cili iu afrua gjyqtarit kryesor në dhomat e zhveshjes duke i thënë: “Cfarë vjedhje! Bir k…”.

Mediat thonë se gjyqtari ka regjistruar gjithcka në bllokun e tij të referencës dhe me shumë gjasa edhe ofendimin e Pepe-s, e për këtë nuk është e vështirë që të parashikohet një ndëshkim për mbrojtësin problematik madrilen. Mungesa e Pepe-s do të conte në 4 numrin e lojtarëve titullarë të Realit në ndeshjen e ardhshme, Ozil e Sergio Ramos për kartona e kuq dhe Diarra për plotësim të kartonave të verdhë, shto këtu edhe mungesën e Mourinho-s dhe ndihmësit të tij, Rui Faria.

Por nëse herët e tjera “tërbimi” madrilen ka gjetur mbështetjen e një pjese të mediave, këtë herë Reali dhe Mourinho është “lënë në baltë” edhe nga mediat më besnike. Vetë “As” kritikon portierin Casillas dhe zgjedhjet taktike të Mourinho-s.

E vetmja e fituar nga gjithë kjo gjullurdi e madrilenëve është Barcelona që tashmë e sheh veten -6 pikë nga Reali dhe gati të përfitojë nga të tjerë hapa fals të madrilenëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA