Ushtria siriane nisi ofensivën me tanke në qytetin Hama. Luftime të ashpra po zhvillohen edhe në qytetin Arbaeen, një nga qendrat kryesore të opozitës kundër Presidentit Sirian, Bashar al-Assad.
Ngjarja pason luftimet e së mërkurës në kryeqytetin Damask, ku përballjen e autoriteteve me trupat e Ushtrisë së Lirisë Siriane u vranë 12 persona.
Lagjet lindore dhe ato veriore të Hama-s janë shndërruan në dy fushë-beteja, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas grupeve te opozitës, trupat e viktimave janë varrosur në një nga parqet e qytetit. Dëshmitaret thanë se disa ndërtesa u shkatërruan dhe shumë civilë u plagosën.
Videot e publikuara në “youtube” tregojne tanket që lëvizin në Hama dhe njërin prej tyre që i vihet flaka nga luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane.
Sipas raportimeve, që i referohen BBC, bombardime janë dëgjuar në qytetin Sarmin në provincen Idlib, në veri të Sirisë. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Londër, tha se trupat qeveritare po përgatiten për të sulmuar qytetin.
Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara paralajmeruan Sirinë për të bashkëpunuar me planin e paraqitur nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Liges Arabe, Kofi Anan.
Përmes tij kërkohet t’i jepet fund dhunës, të garantohet hapja e korridoreve humanitare dhe tranzicioni politik. Plani është perkrahur nga Këshilli i Sigurimit me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.
Top Channel