Në depresion, ushtari i NATO-s qëllon turmën

11/03/2012 08:45

Një ushtar amerikan ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet tashmë delikate midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Afganistanit, pasi qëlloi mbi një turmë civilësh dhe vrau 16 persona në një sulm të motivuar nga një moment depresioni.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një baze ushtarake në Kandahar, jashtë të cilës ushtari vrasës ishte duke shëtitur. Më pas, ai u dorëzua vetë tek autoritetet ushtarake amerikane.

Në një komunikatë, NATO deklaroi se është duke hetuar këtë “incident thellësisht për të ardhur keq”. Sipas raportimit të disa mediave vendase, një grua, një fëmijë dhe një burrë ishin viktimat e sulmit të çmendur, por bilanci i qartë nuk është konfirmuar ende.

”Ky është një incident për të cilin shprehim keqardhjen tonë më të thellë. i parashtrojmë familjeve të prekura të gjithë ngushëllimet tona, ndërsa do të hetojmë së bashku me kolegët tanë afganë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të tmersshme”, shkruhej në deklaratën e NATO-s.

Sipas disa ushtarëve të tjerë të bazës së Kandaharit, të cituar nga mediat amerikane, ushtari vrasës, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, pati një moment krize nervore, përpara se të dilte nga baza së bashku me armën e tij dhe të vriste civilët mes të cilëve kishte edhe 9 fëmijë.

Incidenti vjen në një moment tejet të papërshtatshëm, pasi klima midis Uashingtonit dhe Kabulit është ashpërsuar, si rrjedhojë e djegjes së disa kopieve të Kuranit në një bazë amerikane, muajin e shkuar, ngjarje që ka sjellë protesta masive dhe sulme të talebanëve në vend, pavarësisht një ndjese zyrtare të paraqitur nga Pentagoni.

Presidenti afgan Hamid Karzai ka bërë të ditur se mes viktimave janë 9 fëmijë dhe 3 gra duke e ka dënuar ashpër atentatin. Karzai ka kërkuar nga NATO të shpjegojë sa më parë këtë ngjarje.

“Bëhet fjalë për vrasje me qëllim dhe presim shpjegime sa më shpejt nga NATO”, është shprehur Karzai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA